Novosej, Shishtavec: Turistët ndotin bjeshkët

Lexuar 957 here




Bjeshkët e Novosejt dhe Shishtavecit gjatë stinës së verës, vizitohen nga turistët vendas dhe të huaj, të cilët shkojnë për piknik dhe qëndrim në natyrë. Për fat të keq, ata të pa ndërgjegjshëm vazhdojnë hedhjen e mbeturinave vend e pa vend, duke kontribuar kështu në ndotjen e mjedisit.

 Në territorin e Parkut Natyror Koretnik-Korab, nuk ka monitorim të mjedisit, e për këtë arsye ka mungesë të informacionit, sa i përket shkallës së ndotjes të elementeve mjedisorë (ajrit, ujit dhe tokës)

Ndotja e vendpushimeve për turistët dhe vizitorët, tashmë është në një problem shqetësues. Disa nga rreziqet më kryesore të identifikuara nga kallabak.com janë: Mbetjet shtëpiake dhe ato të ngurta, që ndotin hapsirat brenda Parkut me lloje të ndryshme ndotësish e veçanërisht plastike dhe të qelqta, që kanë një jetëgjatësi të madhe, duke i shndërruar në moçal disa pjesë të kësaj hapësire.

kallabak.com

.