Kurban Bajrami: Nga Novosej shpërndahen 1,5 ton mish

Lexuar 2638 here




Në Novosej, prerja e organizuar e kurbanëve me rastin Festës së Kurban Bajramit, tashmë është shndërruar në ritual të përvitshëm. Edhe dje falë organizimit dhe bashkëpunimit të Xhamisë Novosej, më konkretisht Imamit Xhevahir Lika i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Prizrenit, Xhamia e fshatit Poslisht, po kështu dhe në bashkëpunim me disa emigrantë, u bë e mundur mbledhja e kurbanëve.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Prizrenit, Kurtish Hoxhaj i tha kallabak.com "Kontributet për blerjen e këtyre kurbanëve është dhënë nga banorët e fshatit Poslisht të Komunës së Prizrenit dhe emigrantë të këtij fshati të cilët punojnë në Zvicër dhe Gjermani.

Ne jemi të kënaqur nga mënyra se si është organizuar ky ritual nga ana e Imamit të Xhamisë Novosej, me ç'rast e falenderojmë atë dhe bashkëpuntorët vullnetarë të angazhuar në këtë proçes". Shpërndarja e mishit të kurbanëve u bë në fshatrat Shishtavec, Novosej, Shtrezë, Kollovoz, Topojan, Oreshkë dhe Cërnalevë. Therja e tyre u krye duke zbatuar rreptësisht rregullat e higjenës, si dhe u monitorua nga ana e specialistit veteriner.

Pas shpërndarjes së pakove për familjarët, ambienti ku u bë therja e kurbanëve, u pastrua tërësisht.

 

Kallabak.com


.