Orgjost: Kodheli dhuron libra për nxënësit e shkollës
Lexuar 1008 here
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit znj. Mimi Kodheli ka zgjedhur që ditën e parë të vitit shkollor 2017-2018, të gjendet pranë elektorat të saj. Nga shkolla 9-vjeçare “Hamdi Pelivani” në fshatin Orgjost të njësisë administrative Zapod, ajo ka uruar të gjithë nxënësit të cilët do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë, por edhe ata që janë në vijim të studimeve të tyre.
Znj. Kodheli solli me vete disa kuti me libra dhe mjete të ndryshme mësimore që ia dorëzoi stafit pedagogjik të shkollës dhe e konsideroi arsimin si një nga bazat për të ardhmen e vendit. “Jam realisht shumë e kënaqur që nga Zapodi i bukur, me tradita t’u uroj fëmijëve kukësianë, hasjanë dhe tropojanë, po pse jo dhe fëmijëve të të gjithë Shqipërisë, një vit shkollor të mbarë.
Uroj që ky vit t’ju sjellë më shumë dije, që padyshim vjen me më shumë mund. I uroj edhe të gjithë mësuesve një vit shkollor të mbarë! Sot jam këtu edhe për të sjellë për të ndarë mjete mësimore libra, fletore të cilat janë thjesht dhe vetëm një dhuratë e disa miqve nga Tirana, të cilët mendojnë se duke sjellë këtu këtë bazë materiale arsimore, do të mund të ndihmojë sa më shumë në mbarëvajtjen mësimore për të gjithë ju.”
Gjithashtu znj. Kodheli u premtoi banorëve të zonës se do të jetë gjithmonë pranë tyre për të mbajtur premtimet e bëra nga qeveria, e cila e konsideron arsimin si nga prioritetet më të mëdha.
Librat në shqip dhe anglisht, por edhe mjete e tjera të domosdoshme për procesin mësimor u mundësuan nga kontributi personal i zonjës Kodheli dhe disa miqve të saj nga Tirana, me kërkesë të deputetes.
kallabak.com