Mungesa e energjisë elektrike dhe bora pllakosin Shishtavecin: Shteti hesht!
Lexuar 2709 here
Banorët e njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod po e kalojnë në errësirë, këtë fundjavë. Shkak i mungesës së energjisë elektrike, mund të jetë dëbora që u shtrua pothuaj në të gjithë zonën gjatë natës së kaluar dhe sot deri në orët e drekës.
Në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, nuk është marrë asnjë masë, për të pastruar dhe hapur rrugën me anë të mjeteve të rënda. Dëbora, rrëshqitja e dherave dhe shkëputja e gurëve e kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite në këtë aks rrugor. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H. 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Policia thotë se është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, Xh.H, 34 vjeç dhe N.K, 11 vjeç që s’kanë probleme për jetën.
Interesimit të kallabak.com në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, OSSHE i është përgjigjur duke u justifikuar se linjat e transmetimit të energjisë elektrike, kanë pësuar dëmtime të mëdha. Kjo situatë nuk është denoncuar nga strukturat lokale të qeverisjes, ndërsa ende nuk ka një reagim të Prefekturës, Bashkisë, dhe degëve të partive politike në Kukës.
kallabak.com