Kola; biznesmeni që ndihmoi për nxënësit
Lexuar 2902 here
Agim Kola, shefi ekzekutiv i RSM&H Company sh.p.k. me seli në Prishtinë dhe në Tiranë, përpos të tjerave njihet si kontribues e mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe si biznesmeni i njerëzishëm. Së fundmi, ai i'u bashkua biznesmenëve kontribues nga Kosova të cilët mundësuan rikonstruksionin e plotë të çerdhes së lagjes 3 në qytetin e Kukësit, në shenjë falenderimi për mikpritjen që Kukësi u bëri shqiptarëve të Kosovës në periudhën e eksodit masiv në vitin 1999.
RSM&H Company sh.p.k. e Agim Kolës, është kontraktori për zbatimin e projektit, rruga automobilistike Pika e Kalimit Kufitar Shishtavec-Krushevë, ndërkohë që më herët po si kontraktor u përfshi në zbatimin e projektit, rruga automobilistike Kukës-Shishtavec.
Abedin Noka, mësues në pension dhe ish-drejtori i shkollës 9-vjeçare "Beqir Hamza" Novosej, kujton se në kohën kur po punohej në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, i kishte kërkuar biznesmenit Kola, që të mundësonte zgjerimin dhe shtrimin me asfalt, të rrugës që lidh fshatin Novosej me Shkollën 9-vjeçare "Beqir Hamza". Njeriu i premtimeve të mbajtura, siç e quan mësues Abedini, Agim Kolën, e mirëpriti kërkesën duke i thënë se, ishte i obliguar që pranë çdo shkolle dhe pranë çdo lapidari të jepte kontributin e tij.
Edhe pse nuk ishte e përfshirë në projekt, rruga që lidh fshatin me shkollën, u zgjerua dhe u shtrua, falë kontributit të biznesmenit Agim Kola.
kallabak.com