Tetori gjerman në Shishtavec
Lexuar 1498 here
Shishtaveci ishte një ndër stacionet e udhëtimit të gazetarëve që Ambasada gjermane në Tiranë organizon në kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman. Grupi i gazetarëve vizitoi rrugën Kukes - Shishtavec dhe ujesjellësin Novosej - Kollovoz, dy projekte të zbatuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bashkëpunimit Gjerman, KfW.
Rruga Kukës - Shishtavec, 23 km e gjatë, është e vetmja rrugë lidhëse e fshatrave të njësive administrative Zapod, Topojan, e Shishtavec me rrugën nacionale, Kukësin dhe Kosovën.
Ujësjellësi Novosej - Kollovoz është një ndër 4 skemat e ndërtuara në zonën e Shishtavecit që furnizojnë dy mijë banorë me 24 orë ujë sipas standardeve më të mira. Ujesjellësit janë ndërtuar në kuadër të Programit të Ujesjellësve Rurale financuar nga qeveria shqiptare dhe KfW.
Rruga Kukës-Shishtavec dhe ujësjellësi Novosej - Kollovoz janë dy nga shembujt e shumtë të nderhyrjeve të integruara që Fondi Shqiptar i Zhvillimit kryen në zonat e thella, me qëllim krijimin e mundësive të reja për banorët.
kallabak.com