Nisin problemet me dëborën, në Novosej trashësia 40 cm

Lexuar 742 here




Kanë filluar edhe reshjet e borës në qarkun e Kukësit, ndërsa trashësia ka arritur nga 5 cm në qytet, deri në 40 cm në zonat malore.
Autoritetet raportojnë se për shkak të reshjeve, ka pasur bllokime momentale rrugësh, të cilat tani janë të gjitha të kalueshme dhe pa ndihmën e zinxhirëve.

Aktualisht, në qarkun Kukës nuk raportohen probleme në drejtim të sigurisë së jetës së njerëzve, ndërsa raportohet mungesa e energjisë elektrike në disa zona.
Kështu në Kukës janë pa energji elektrike njësitë administrative Malzi, Bushtricë, Ujmisht, Grykë-Çajë dhe Shishtavec.

kallabak.com
.