Topojan-Shishtavec, propozohet Pleqësia anti-HEC

Lexuar 2390 here




Nëpërmjet rrjetit social Facebook, banorët e fshatrave të Njësive Administrative Topojan dhe Shishtavec, propozojnë një përfaqësi ad-hoc (Pleqësia anti-HEC)
Ja çfarë shkruan stafi Topojan BajrakuParë:

"Në kushtet kur jemi përballë një kërcënimi serioz që ka të bëjë me dhënien arbitrare dhe të jashtëligjshme të lejes për ndërtimin e pesë HEC-eve në zonën tonë (Topojan-Shishtavec), duke dëshmuar vendosmërinë dhe solidaritetin e të gjithë banorëve të fshatrave të krahinës për të mos lejuar kurrsesi këtë masakër mjedisore, të ushqyer nga vlerat më të larta njerëzore të të parëve tanë, të cilët kanë dëshmuar ekzistencializëm dhe rezistencë, propozojmë ngritjen urgjente të një përfaqësie ad-hoc (Pleqësia anti-HEC) me përbërje të bijve më të mirë të fshatrave të krahinës Topojan-Shishtavec, me personalitet, integritet dhe dal-zotës të vendit tonë;

1.Abedin Noka
2.Baudin Murati
3.Bilbil Miftari
4.Feriz Ahmetaj
5.Flori Sejdi Kola
6.Gani Dalipi
7.Gëzim Allaraj
8.Ismail Mema
9.Lutfi Islami
10.Rexhep Çuni
11.Zaim Karanxha


Eshte në privilegjin tonë që kryetari i pleqësisë të përzgjidhet edhe nga butoni i juaj "like"!
Pas votimit brenda grupit të punës për kryetarin e grupit te pleqësisë, tre vota plus i shtohen personit që grumbullon më shumë "like"!
Ju lutemi te na konfirmoni ndjekien tuaj në facebook dhe të na mirëkuptoni për zgjehjet, pasi është shumë e veshtirë të perzgjidhësh nga moria e asaj zone të mbushur me personalitete dhe njerëz plot vlera".

kallabak.com

.