HEC-et në Novosej-Topojan; Pse hesht Kodheli!?
Lexuar 1121 here
nga Azem PARLLAKUDeputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, i ka mashtruar banorët e kësaj zone, teksa dikur u thoshte "Me besa besë të mund t’i japim një shans Edi Ramës dhe familjes së tij politike, që të vazhdojë atë që ka nisur, rrugën e ndryshimit të Shqipërisë".
Për çfarë ndryshimi fole Mrikë!
Për babëzinë dhe barbarizmin ndaj natyrës dhe sidomos ndaj lumenjve e pyjeve, përfshi edhe zonën e mbrojtur "Korab-Koretnik" e nisur që në Qeverinë e PD-së, të cilën jo vetëm që nuk e ndaluat por po e finalizoni me sukses ju Qeveria e Rilindjes, e cila miraton, njërin pas tjetrit, HEC-e të vegjël në çdo përrua të ngelur ende pa HEC-e.
Rasti më i fundit bën fjalë për lejimin e ndërtimit të 5 HEC-eve në Zonën e Mbrojtur “Korab-Koritnik” në lumin e Rekës, Kukës, ku Ju jeni Deputete dhe HESHT!
Sikur të mos mjaftonte shpopullimi i përmasave të një eksodi biblik i fshatrave Novosej, Shishtavec, Topojan, Turaj, Brekijë etj, ky pak komunitet i mbetur tashmë do të duhet të përballet edhe me mungesën e ujit pas ndërtimit të këtyre HEC-eve dhe sidomos me shkatërrimin përfundimtar të mundësisë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm përmes turizmit në zonë.
Lejet e miratuara nga KKT tregojnë praktikat më të këqija sesi mund të keqmenaxhohen pasuritë natyrore në dëm të publikut dhe për përfitimin e një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.
Banorët e kësaj ane janë bindur tashmë se kjo elitë politike nuk di të bëjë gjë tjetër veçse krimie dhe korrupsion, varfëri dhe shkatërrim të gjithçkaje; të marrë borxhe, të rrisë taksa dhe të japë tendera e konçensione të manipuluara e shkatërruese për interesat tona kombëtare e popullore.
Ku ka mbetur premtimi juaj në projektet që lidhen me turizmin e kësaj zone?
Ju dhe Safet Gjici premtuat për banorët ngritjen e një hoteli, në të cilin do të qëndrojnë sportistët gjatë stervitjes. Sipas jush, sa më shumë investime të bëhen, aq më shumë investitorë të huaj do të jenë të pranishëm në këtë zonë, aq më shumë do të rritet numri i të punësuarve.
Pse po hesht znj.Kodheli, apo edhe Ju, jeni e përlyer!