STOP HEC-e: Novosejasit nënshkruajnë
Lexuar 2298 here
Vetëm disa ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar jo pak por 19 vendime. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë disa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë. Të paktën pesë prej tyre janë në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Zonës në fjalë do t'i shtohen edhe pesë HEC-e të reja, të cilat së bashku me HEC-et e Kanionit të Vanave, që nisën prodhimin e energjisë në vitin 2016, dënojnë me vdekje vendin më të vizituar të turizmit malor dhe atij ndërkufitar në Kukës.
Azem Parllaku, themeluesi i website www.kallabak.com, Abedin Noka mësues në pension, Agim Noka kryetar i shoqatës së pyje-kullotave Novosej, Adem Toçilla kryeplaku i fshatit, Xhevahir Lika Imam i xhamise Novosej, Qemal Tafaj inxhinier i mjedisit, kanë marrë inisiativën të mbledhin firmat që i bashkëngjiten Peticionit anti-HEC, drejtuar Presidentit të Republikës, Qeverisë, ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, dhe disa institucioneve që promovojnë e mbrojnë Natyrën si dhuratë e ZOTIT.
Siç po veprojnë banorët e Novosejt, duhet të veprojnë edhe bashkëpatriotët e fshatrave të tjerë.
kallabak.com