Iftar tradicional në Novosej

Lexuar 2894 here
Nga iftari në Novosej




nga Xhevahir Lika
Në kuadër të Muajit të Bekuar të Ramazanit me datë 13.07.2015, ora 20.30 në Novosej, u shtrua Iftari tradicional, ku morën pjesë besimtarë të këtij fshati dhe të ftuar nga fshatrat përrehth; Shishtavec, Kollovoz, Shtrezë, Borje, Oreshke, etj.Karakteristikë e kësaj darke, e cila shtrohet çdo vit, është pjesmarrja e besimtarëve nga Kosova, kryesisht nga fshatrat e zonës së Opojës.Kjo darkë e vecantë u shtrua për besimtarët në zonë nën kujdesin e xhamisë novosej. Edhe njëherë u dëshmua harmonia e besimtarëve muslimanë në fshatin Novosej dhe fshatrat përreth.     Shpenzimet e kësaj darke u mbuluan nga një novosejas , i cili jeton në diasporë.    
.