Të shpëtojmë natyrën Topojan-Shishtavec! Të dielën PROTESTË kundër ndërtimit të HEC-eve
Lexuar 2304 here
Përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë, banorë të fshatrave Novosej, Turaj, Topojan, Brekijë, Kollovoz, Shishtavec, etj të dielën me 4 Mars ora 11:30 do të marshojnë nga parku "Rinia" drejt Kryeministrisë nën moton "Ta Shpëtojmë Natyrën!"
Ky tubim i organizuar nga grupimet "Miqtë e Natyrës", "Aktivistët Atdhetarë" dhe komuniteti i banorëve të fshatrave Novosej, Turaj, Topojan, Brekijë, Kollovoz, Shishtavec, etj, vjen pas dhënies së lejes për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në Zajë, Reçicë dhe Topojan.
Protestuesit e kundërshtojnë këtë vendim, duke deklaruar se HEC-et do të çojnë drejt shkatërrimit një prej resurseve më të rëndësishme natyrore dhe turistike në Shqipëri.
Banorët e zonës thonë se ndërtimi i këtyre HEC-ve eshtë shkatërrim i natyrës dhe ekosistemit. Ata kërkojnë nga qeveria anulimin e vendimit për ndërtimin e HEC-eve dhe paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të Protestës.
Zona ku është dhënë leja për hidrocentralet është park natyror dhe përfshin ekosistemin natyror malor Korab – Koritnik.