Kundër HEC-eve në Kukës, ngrihet grupi për menaxhiminin e situatës

Lexuar 1515 here




Përfaqësues nga komuniteti i fshatrave Topojan, Brekijë, Xhaferaj, Turaj, Kollovoz, Novosej, u mblodhën sot në Tiranë, për të hartuar axhendën për parandalimin e ndërtimit të 5 hidrocentraleve në, Turaj, Novosej, Kollovoz, Xhaferaj, Topojan.

Në fund të këtij takimi, pas diskutimeve nga të pranishmit u vendos të ngrihen dy grupe të punës të cilët do të sintonojnë veprimtaritë deri kur të anullohet leja e lëshuar nga KKRRT.

Grupi i parë i punës ka këtë përbërje:
1.Azem Parllaku
2.Feriz Ahmetaj
3.Hysen Zyberaj
4.Flori Kola
5.Enver Musaj
6.Gëzim Allaraj
7.Fatmir Disha
8.Përfaqësues nga Fshati Shishtavec
9.Përfaqësues nga Fshati Shtrezë

Grupi i punës në zonë
1.Lutfi Islamaj
2.Abedin Noka
3.Rustem Ahmetaj
4.Qemal Ismailaj
5.Mujdin Gjuta
6.Safet Todori
7.Gani Musaj
8.Nuhi Allaraj
9.Hamza Memaj
10.Adem Toçilla
11.Shkëlzen Hoda

Grupi i parë i punës u ngarkua për të hartuar Peticionin drejtuar institucioneve të qeverisjes dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së deri me datë 09.03.2018.
Grupi i punës në zonë u ngarkua të grumbullojë listat të cilat do t'i bashkangjiten Peticionit deri me datë 08.03.2018.
Deri me datë 15.03.2018 të dy grupet respektive do të propozojnë grupin themelues dhe emrin e Shoqatës të zonës, dhe më pas nisjen e procedurave ligjore për funksionimin e saj.

kallabak.com

.