Vlahutin në Shishtavec Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur
Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inaguruar edhe rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.
Vlahutin iu apeloi banorëve vendas që të mos largohen nga ky vend i mrekullueshëm sipas saj, ndërsa me rëndësi cilësoi ndërtimin e rrugës dhe hapjen e aeroportit të Kukësit. Për këtë të fundit, Vlahutin tha se delegacioni i BE në Tiranë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama. "Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur.
Gjendja e amortizuar dhe mosmirembatja e rruges Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës. Për hapjen e aeroportin ka lobuar edhe zyra e BE.
Kam biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit", u shpreh ambasadorja e BE-së në vendin tonë.
