Gjermanët set mjetesh për Shërbimin Zjarrfikës të Kukësit

Lexuar 1042 here




Bashkia Steinkirchen, e Landit të Bavarisë në Gjermani, Sherbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës i ka dhuruar një set mjetesh shumë të domosdoshme për proçeset operaciinale të shpëtimit. Për ti shprehur mirënjohjen dhe falenderimin per këtë donacion, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu priti delegacionin nga bashkia Steinkirchen, të kryesuar nga Z.Alexius Schubert, ekspert i programit.

Kryebashkiaku Shehu, në emer te gjithe banoreve te Kukesit falenderoi Z.Schubert per iniciativen dhe fjalen e mbajtur. "Ju jemi mirenjohes! Eshte nje ndihme e madhe me nje vlere te veçante.

Fale ketij donacioni, zjarrefikesit e Kukesit do ta kene me te lehte punen gjate operacioneve te shpetimit, ne aksidentet automobilistike dhe jo vetem" - u shpreh kryebashkiaku, duke i dhuruar edhe nje Mirenjohje Z.Schubert per kontributin e dhene ne koordinimin dhe mbeshtetjen e Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit te Bashkise Kukes.

Eksperti i Programit, Z.Alexius Schubert u shpreh se ndjehet mjaft i vleresuar dhe se eshte i hapur per bashkepunime te tjera ne kete fushe. Pas takimit, gjate pasdites, Sherbimi Zjarrfikes i Bashkise bashke me kater efektive te zjarrfikesve gjermane, ne qender te qytetit, ne nje aksident te improvizuar demonstruan perdorimin e ketyre paisjeve. Ne paketen e ndihmes per zjarrfikesit, veç te tjerave, eshte edhe gershera hidraulike e cila mundeson prerjen e metaleve ne nje kohe rekord.

Kujtojme se nga mungesa e kesaj paisjeje, gjate operacionit te shpetimit ne Shkoder, procedura per nxjerrjen e te plagosurit nga mjeti i aksidentuar zgjati me shume se 1 ore e 40 minuta. Sherbimi Zjarrfikes i Bashkise Kukes mbulon arterien kryesore kombetare, perfshire edhe tunelin e Kalimashit dhe operacine te tilla shpetimi jane te shpeshta.


.