Feja si komponent me rëndësi; Novosej katundi që e reflekton

Lexuar 2897 here




Intervistë me Imamin e katundit Novosej Xhevahir Lika

 

kallabak.com: Në Novosej po ndërtohet një xhami e re, polemikat rreth ndërtimit të saj nuk kanë munguar; Përse ka ndodhur kështu?

Lika: Sidoqoftë polemikave, duhet pranuar se asnjëherë veçanërisht për katundin Novosej nuk është vënë në pyetje nevoja e ndërtimit të një xhamie siç kjo po ndërtohet. Arkitektura e saj është modeli brenda një forme klasike, që do të funksionojë dhe do të shërbejë si një objekt shumë modern.

 

kallabak.com: Për lexuesit në website; Çfarë i shqetëson skeptikët?

Lika: Skeptikët me gishtat e njërës dorë numërohen, në ndërkohë që, janë dorëzuar përballë një vendimi konkret  për një komunitet shumë aq shumë të madh siç ai novosejas është. "Shqetësimi" në këtë rast kishte të bënte me procedurat e sigurimit të fondit dhe tenderit për ndërtimin e objektit, diçka kjo e kapërcyer disa muaj më parë. Në ndërkohë për vendin ku ndërtohet xhamia ka patur debat, për faktin se Novosej ka patur dy xhami, ajo e vjetra dhe ajo e vendosur në funksion disa vite më parë, në vendin e quajtur Mejtep. Ndërtimi i objektit të ri në truallin e xhamisë së vjetër ishte i pamundur, mbasi ai truall nuk e ka sipërfaqen e mjaftueshme dhe përveç kësaj, duhej prishur dhe një pjesë e varrezës historike të katundit. Vitin që shkoi si komunitet kemi nënshkruar dhe jemi dakortuar që, xhamia e re të ndërtohet mbi truallin e ish-Mejtepit të dikurshëm.

 

kallabak.com: Çfarë mund të thoni në lidhje me procedurat për përzgjedhjen e projektit?

Lika: Donator i projektit janë Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkëpunim me Shoqatën "Udha e Besimtarëve". Duhet cilësuar se ky investim po bëhet konform planeve dhe ligjeve urbanistike në Republikën e Shqipërisë dhe ka një vlerë Ndërtesa xhamia e re, do të jetë tre katëshe, ku kati i parë do të funksionojë si Qendër Shëndetësore, Zyra e Postës Shqiptare, Zyra e Imamit, një klasë mësimore, dhe ambiente të shërbimit hidro-sanitare. Kati i dytë do të funksionojë si kati i faljes për meshkuj, ndërsa kati i tretë si hapsirë e faljes për femra. Sipërfaqja e çdo kati do të jetë 225 metër katrorë. Ky objekt është multifunksional dhe karakteristike është se ai është projektuar si një godinë që i'a shton bukurinë fshatit. Votimi i projektit është bërë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ndërsa tenderi është hedhur nga Shoqata "Udha e Besimtarëve". Projekti i tenderuar përveç strukturës prej tre katesh përfshin edhe një minare 34 metër të lartë, ndërkohë që, ne si komunitet kemi vendosur që xhamisë ti shtojmë edhe një minare të dytë.

 

kallabak.com: Si do të sigurohen fondet për minaren shtesë?

Lika: Edhe më përpara kam theksuar se; Që pas rikthimit të lirë dhe të bujshëm të fesë, besimeve, institucioneve dhe praktikave fetare dy dekada më parë, njerëzit tanë kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet dhe marrëdhëniet sociale dhe personale me fenë. Vlerën e besimit fetar në shoqërinë e sotme  mund ta shikojmë dhe vlerësojmë nga shumë këndshikime.Por megjithatë për një gjë duhet të jemi të sigurt. Ndikimi me masë dhe në mënyrë moderne i fesë është shumë i domosdoshëm. Sidomos në këtë kohë të vështirë, kur procesi i "prishjes" së shpirtit të njeriut për shkak të ndikimeve kontroversale të modernitetit, si pasojë e tharjes shpirtërore të jetës është evident dhe shqetësues. Ndonëse prirja e kësaj tendence akoma nuk është e lehtë të qartësohet, për novosejasit feja është faktori më i madh që i nxit njerëzit në ndihmë reciproke e në bashkëjetesë, është faktori më i madh i cili në shoqëri e siguron dhe mbjell moralin e bukur dhe drejtësinë sociale. Në këtë kontekst ka përgjigje për ç'ka Ju pyesni: Fondi për minaren shtesë është mundësuar nga vetë komuniteti i besimtarëve bashkëvendas. Njeriu me instinktin e tij të natyrshëm orvatet të ngrihet mbi botën e materies, të plotësojë ne­vo­jat e tij shpirtërore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qetësinë, i zvo­gë­lon streset, tenton ta pajtojë me realitetin, sado i hidhur qoftë ai, i ushqen shpresën për diçka më të mirë, e largon nga hakmarrja, i for­con mbi të gjitha ndjenjën e drejtësisë, duke goditur egoizmin, buri­min e të gjitha të këqijave sociale.

 


.