Transport Mallrash Jetmir Parllaku i shpejtë dhe konkurues

Lexuar 130 here




nga Kallabak.com
Jetmir Parllaku një djalë nga Novosej i Kukësit, ka më shumë se pesë vjet që operon në fushën e transportit të mallrave nga Britania e Madhe në Shqipëri dhe anasjelltas. Shoqëria që drejtohet prej tij "Transport Mallrash Jetmir Parllaku" ka krijuar një klientelë të madhe si rezultat i korrektësisë dhe shpejtësisë së marrjes e dorëzimit të mallrave.Qytetarë të shumtë këtu në Shqipëri, po kështu edhe emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe qoftë fizikisht, po kështu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale i hasin gjithënjë e më shpesh mjetet e transportit të kësaj Shoqërie, të cilat dallojnë si efekt i një stilizimi të shqiponjës dykrenare në formën e një flake jubilare, e cila i përngjan një trofeu.Logon e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Jetmiri e ka përzgjedhur për të veshur furgonët e transporit të Shoqërisë, jo vetëm për të grishur në respekt bashkëkombasit, por për të dëshmuar se është një djalë patriot, që e çmon Atdheun dhe Flamurin Kombëtar. Gjithashtu në furgonët e kësaj Shoqërie është i vendosur edhe Flamuri i Anglisë, si dëshmi e respektit për këtë vend miqësor me emigrantët punëtorë të ndershëm që kanë ardhur dhe vijnë nga Shqipëria në Britaninë e Madhe."Transport Mallrash Jetmir Parllaku" grumbullon dhe dorëzon mallra në shumë pika të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe në Shqipëri.Harta e Britanisë së Madhe ku lëvizë stafi dhe furgonët e kësaj shoqërie përfshinë pika të tilla si; Enfield, Ealing Broadway, Woolwich, Lewisham, Eltham, Hounslow, Barking, Palmers Green, Edgware, Wembley, Elephant&Castle, Haringey, Hammersmith, Oxford, Reading, Northampton, Birmingham, Manchester, Leeds, Leicester, Sheffield, Nottingham, Cardif, Newport, Bristol, Bath, Swindon, etj.Harta e Shqipërisë ku mbledh dhe dorëzon porositë Shoqëria "Transport Mallrash Jetmir Parllaku" përfshinë pika në; Tiranë, Kamëz, Durrës, Lushnje, Fier, Berat, Elbasan, Kukës, Shkodër, Lezhë, Burrel, Peshkopi, etj.Shoqëria për pesha të konsiderushme mallrash, paraqitet me staf dhe mjete të transportit në destinacionet e kërkuara të marrjes dhe dorëzimit të ngarkesave. Nisjet kryhen dy herë në javë me drejtim Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe.I pyetur nga webi Ynë; Jetmiri thotë se: "Misioni ynë është t'ju vijmë sa më pranë në ndihmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe të cilëve u nevojitet një shoqëri transporti për dërgimin e mallrave të ndryshme tek familjet e tyre në Shqipëri por edhe anasjelltas. Me një staf të përkushtuar dhe korrekt, kemi arritur të krijojmë një klientelë të gjërë ecila prej disa vitesh n'a besonë transportin e mallrave." Shoqëria "Transport Mallrash Jetmir Parllaku" karakterizohet nga shpejtësia e transportit dhe çmimet konkuruese të dërgesave.Bashkëatdhetarët në Britaninë e Madhe dhe ato në Shqipëri kontaktet me Shoqërinë "Transport Mallrash Jetmir Parllaku" i krijojnë nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, si dhe nëpërmjet kontakteve telefonike.Në Britaninë e Madhe pika kryesore ENFIELD EN3-5QW në numrat e telefonit: +447877131726 dhe +447379111969Në Shqipëri në numrat e telefonit: +3556933554917 dhe +355696868421
.