Katër grevistët e Dhjetorit nga Novosej
Lexuar 1538 here
nga Azem PARLLAKUDurim (Xhem) Toçilla, Agim Parllaku, Artan Mata, Sali Toçilla.
Katër ish-studentë atë kohë, të cilët arsyetuan, se pas cepit të angazhimit si protagonistë politikë e publikë, i priste egërsia dhe injoranca e matrapazëve të moçëm të frikës.
Katër novosejas kurajozë, që sfiduan idetë popullore të kohësë si ish-studentë dikur, e krejt modesti, e qytetarisht, e kanë fituar “bastin” si qytetarë ashtu si të tillë.
Nëse dikush, nga ata në minorancë, u ka thënë “faleminderit”, i ka inspiruar drejt një nevoje, për një lloj të arsyetuari, mbi ato akorde që na shquajnë e na mbajnë të bashkuar, e të ndarë, siç dhe jemi!
Midis tyre edhe një tjetër Saimir Shehu, si nip Novosej, një personazh, që qëndron, edhe ai krejt modesti.
Këta individë, janë përmendur e artikuluar aq pak, ndonëse fotografia shoqëruese e kësaj qasje, është publikuar qindra e qindra herë.
Aty, në togun e këtyre ish-studentëve është njëri nga protagonistët.
Katër individë, pjesë e një gjenerate që, i’u bashkangjitën si idealistë filozofisë së asaj kohe.
Të ardhur nga e njejta tokë, si “armiq” e të njejtës shkollë, ata nuk bënë e bëjnë më shumë, veçse unifikojnë linjën tonë të mendimit, që ende në një masë të madhe vazhdon të jetë e ndarë rreth roleve, gjë të cilën mendjet e afta e kanë injoruar.
E mjegullt, ajo botë, kur e krahason me kohën e sotme, ku lajmet e personazhet përsëriten njëzetëekatër orë non-stop, ku shiten e blihen kohë televizive prej “protagonistëve”, kurrë si të besueshëm.
Të ardhur, nga e njejta tokë, si “armiqtë” për notën dhjetë dikur, ata u bënë miq e bashkëvizionarë drejt një qëllimi, ku vlera do ishte sunduese.
Individë, që kurrë nuk kanë pranuar ironinë e kohës, personazhe të moderuar, që mendimi dhe të vepruarit, i ka çuar tek ajo ç’ka botërisht evidentohet si e ndershme.
Në një nga filmat e tij më të mirë, aktori i njohur italian Roberto Beninji, luan rolin e një babai.Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, dhe ai së bashku me të birin fëmijë, gjinden në një kamp përqëndrimi.E gjithë historia që trajton filmi është aftësia, që shfaq Roberto me qëllim që të bind të birin, se janë brenda një loje të madhe lufte, të cilën e realizojnë të rriturit dhe që shoqërohet me fitore ose humbje pikësh.Lumturia, që ai arrin t’i sjellë të birit, është edhe qëllimi i jetës së tij, i vuajtjes së tij.
Ky qëllim është edhe për atë lumturia vetë.
Mesazhi i filmit është i jashtëzakonshëm, mbasi tregon se si lumturia, gëzimi, humanizmi e solidariteti gjenden në rrethana absurde.
Gjurma e jetës ndryshon në kohë të ndryshme, por përsëri ajo ngjan nga koha në kohë, sepse përbëhet nga e njejta cohë, përbëhet nga të njejtat ndjenja, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo merr frymë.
Si Beninji, katër novosejasit e Grevës Studentore në vitin 1991, e shënuar në historinë shqiptare, si kohë e fundme e mitit të rremë të atij burgu e makthi pesëdhjetëvjeçar, e luajtën atë rol, plot ndjenjë e ideal, pavarësisht cilët ishin të rriturit, e ata pas tyre që i fituan, apo i humbën pikët.