Mësuesi dhe prapa tij Njeriu
Lexuar 3038 here
Mësuesit Abedin Noka dhe Besim Beqa me nxënës të Shkollës 9-vjeçare
nga Azem PARLLAKUNë rrëfimet e njerëzve, ato për mësuesit e tyre vlerësohen si vepra të subjektivizmit, pra jo fort të pranueshme.Në këtë qasje timen sot, shpresoj të jem objektiv në portretizimin e njeriut të nderuar mësuesit tim, sa askush të mos ndihet qoftë dhe lehtësisht i shtënë në dyshime mosbesimi.Mësuesi Abedin Noka, vjen paksa shtatshkurtër, me një fytyrë zeshkane, me dy sy shumë të vëmendshëm dhe cilësinë e rrallë për mësuesit e kohës që të mos ulej kurrë.
Ai lëvizte ndërmjet rreshtave, nuk i drejtohej askujt në mënyrë të veçantë dhe u drejtohej të gjithëve njëherësh.
E folura e tij e këndshme e shkrirë me zërin e butë dhe çuditërisht të gjallë, kumbues, mjaftonte për të tërhequr vëmendjen e një klase në të cilën nuk mungonin lazdritë e nxënsit.
I lindur në Novosej me 1 Prill të vitit 1949, mësues Abedinit pasi humbi babain, e më vonë gjatë fëmijërisë së tij edhe nënën, i ishte rezervuar, ai fati për nxënien e përcjelljen e dijes.
Në vitin 1963 e kreu Shkollën shtatëvjecare të kohës në Shishtavec. Performanca e tij si nxëdijës, e motivon familjen, e cila vendosi që ta dërgonte për të ndjekur Shkollën e Mesme në qytetin e Durrësit, përgjatë viteve 1963-1966.
Për shkak se ishte nipi i Xhafer Limanit dhe dajat e tij ishin të arratisur u pengua të ndiqte studimet e larta, për cështje biografie.
Një muaj më vonë i’u dha e drejta e studimit dhe gjatë viteve 1966-1968 mbaroi Fakultetin për Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik 2-vjecar të Shkodrës, ku merr titullin mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë për Shkollën 8-vjecare.
Në vitin 1973 fillon studimet në Universistetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi.
Më datë 10.07.1975 i ndërpritet e drejta e studimit dhe nuk lejohet të mbrojë diplomën.
Në vendimin e datës 14.07.1975, pika 7 thuhet: “I ndërpritet e drejta e studimit për përbërje të keqe politike”.
Mbrojtja e diplomës dhe marrja e titullit mësues i gjuhës dhe letërsisë për Shkollën e Mesme i mundësohet vetëm në vitin 1991, atëherë kur shumë nga ish-nxënësit e tij i ishin bashkuar lëvizjes për idealet demokratike në Shqipëri.
Karriera e mësues Abedinit është e gjatë, ai mban mbi supe 46 vite punë si mësimdhënës i përkushtuar.
Këtë profesion e fillon në Shtator të vitit 1968 në Shkollën 8-vjecare Shishtavec, ku punoi përgjatë 3 viteve.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak emërohet në fshatin Cërnalevë ku punon nga viti 1973 deri në vitin 1974.
Më pas emërohet në Shkollën 8-vjecare të fshatit Borje, ku punon atje për një kohë pesëvjecare.
Prej vitit 1979 e deri më sot ka punuar si mësimdhënës pranë shkollës 9-vjecare “Beqir Hamza” Novosej.
Gjatë këtyre viteve ka punuar si drejtor i kësaj shkolle në dy periudha. Fillimisht gjatë viteve 1993-1998, e më pas nga viti 2007 e aktualisht.
Ka fituar të gjitha kategoritë e kualifikimeve nga e para deri tek e katërta.
Ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e aktiviteteve shkencore, pedagogjike e metodike.
Për 6 vite në Cërnalevë e Borje ka drejtuar kualifikimet e mësuesve të gjuhës shipe për zonën e Zapodit.
Më 06.03 1993 me dekret të presidentit nr.1035 i jepet urdhri “Naim Frashëri” i klasit të dytë me motivacionin “I dalluar për rezultate të larta në punën mësimore edukative”.
Si ish-nxënës i tij, mësues Abedinin nuk e kam dëgjuar të ngrinte zërin kurrë, por ashtu si pa e kuptuar as ne vetë, në klasë vendosej shumë shpejt heshtja dhe vëmendja përqendrohej tek fjalët që dora e mësuesit rendiste në dërrasën e zezë.
Mësuesi ynë nuk dallohej për një metodikë të ngurtë. Bashkë me rregullat e leximit dhe fjalët e fjalitë e para rutinore, dëshmonte se cili ishte këndvështrimi i tij ndaj botës së mësimit në përgjithësi, e ndaj gjuhës dhe letërsisë në veçanti.
Ai përherë e lexonte me ngadalë e me zë të plotë fjalinë që sapo kishte shkruar në dërrasën e zezë.
E ne nxënësve të tij na tërhiqte vëmendjen tek elementet e fjalës: tek numri i madh i zanoreve, duke na shpjeguar se kjo i jepte gjuhës tingëllime, e melodi, tek denduria e zanoreve në një fjali të thjeshtë, duke nënvizuar hapësirën që i shtonin ato zanore frymëmarrjes.
Sa herë më duhet të ulem për të artikuluar, e kuptoj se sa i rëndësishëm ishte ai këndvështrim tërësisht estetik i mësonjësit Abedin, i mbështetur në tipare rreptësisht gjuhësore.
Ishte kjo pjesa qendrore e teknikës mësimdhënëse të mësuesit tonë:
“Nxënësit mësimi duhet t’i bëhet i këndshëm, i pëlqyeshëm, e tërheqës”.
Krahas mësimit estetik na erdhi, me të njëjtën fjali, edhe mësimi moral, edukata: “Shkolla, mësimi duhet të zhvillojë te nxënësi qetësinë, natyrën e shtruar, të vëmendshme”. Për ne, djem e vajza me botë ende të paçelur e me edukatë larg të qënit në lartësinë e një jetë të vërtetë qytetare, këto mësime ishin mjaft të thella, pothuaj të parrokshme mendërisht.
Por ishin aq të drejtpërdrejtë në të njëjtën kohë, aq depërtues e mbresues në natyrat tona të buta.
Ne për herë të parë mësonim të bindeshim pa një frikësim, pa një britmë, pa një dackë. Për herë të parë ne thjesht mësonim dhe jo shtrëngoheshim të mësonim. Për herë të parë në gjenim te mësuesi mësuesin dhe jo urdhërdhënësin, gjenim autoritetin e dijes dhe jo atë të mbivendosjes së dhunshme.
Kur po e përmbyll këtë qasje, e ndjej sa pak ua ditëm asokohe vlerën këtyre gurëve të vyer të pedagogjisë së mësuesit tonë të thjeshtë si vetë e mira dhe e vërteta.
Në çdo rast mund të kuptohej se si ai, na kishte zënë për dore dhe na shpinte drejt shkollës së lartë, asaj të jetës. Me urti, me largpamësi, me thjeshtësi, e njëkohësisht me një kulture që te rrallëkush nga kolegët e tij e hasnim.
Si një mësues i urtë e i mirë na merrte e na fuste për shëtitje “në antologjinë e vlerave”, kjo nuk qe e huaj për të: të përmbushurit e një dëshirë të natyrshme për diell e ajër te nxënës në moshë djalërie dhe vashërie.
Ky ishte Mësuesi dhe prapa tij ky ishte Njeriu.