Mall, zhgënjim dhe shpresë
Lexuar 1478 here
nga Bashkim BALA
Shishtaveci është një nga fshatrat, që shtrihet në lartsinë mbi 1300 metër mbi nivelin e detit.
Aktualisht ka një polullsi prej 600 banorësh, ku dominojnë ata të moshës mbi 50 vjëç.
Nëse, ke ardhur në Shishtavec e kupton që, njerëzit ndihen të lodhur nga hallet dhe problemet e kohës, dhe të frikësuar për të ardhmen.
Në muajt: qershor, korrik dhe gusht në këtë fshat duket sikur diçka lëviz, fshati fillon e merr jetë nga zhurma e njerëzve, të ardhur nga të gjithë vendet e botës. E këta njerëz janë emigrantët nga Shishtaveci, ndërkohë që, nuk mungojnë vizitorë të huaj.
Takoj dikë nga fshati Cëralevë i cili më thotë "...më duket vetja sikur jam në Angli, Belgjikë, apo gjetkë diku në Europë, mbasi shoh që, këtu nuk flitet shqip dhe njerëzit duket sikur janë shumë të lumtur."
Në fakt më të lumtur janë banorët autokton, mbasi gëzojnë dhe ç’mallen me ardhjen e fëmijëve nga kurbeti.
Ardhja e emigrantëve me shumë dëshirë e pasion për vendlindjen, përveç dashurisë së madhe për familjarët, të afërmit dhe fshatin, është dhe zhgënjyese (!)
Pasqyra në hyrje të fshatit nga inftastruktura, ujrat e zeza, uji pishëm, grumbujt e plehrave, i zhgënjejnë ata, që të bëjnë jo vetëm të kthehesh prapë nga ke ardhur, por që të mos kesh aq mall e të vish sërish.
Po ashtu, të duket sikur ke ardhur në një fshat, i cili nuk nuk të jep përshtypjen e qëndres së komunës, ku nuk ka kryepleqësi, etj.
Cuditërisht, Shkshtaveci me të drejtë mund të thuhet se: është fshati i "kanaçeve, plehrave dhe pluhrave"
Pushtetarët këtu nuk kanë lënë gjurmë për t’u kujtuar nga brezat e rinj, përkundrazi i kanë shkatërruar bukurinë që, Shishtavecit i'a ka falë Zoti, duke i shtuar plehrat kanaçet errësirën që e pllakos çdo natë fshatin dhe prerje të vazhdushme ditën dhe natën të energjisë elektrike, e ku të gjithë shohin të habitur duke pritur nga shteti e dikush të ndërhyj për t’u zgjidhur hallin e dritave .
Nuk është vetëm kaq mungon edhe uji i pijshëm pasi, fshati në mes të maleve nuk ka ujë, e ku të gjithë të huajt ngelen të zhgënjyer pasi me ujin e këtyre bjeshkëve gumzhojnë 4 centralë Grykës së Vanave, ku dushet janë gati për t'u mbyllur pasi ujë nuk ka të mjaftushëm dhe enrgjia elektrike nuk i kalon 170 volt.
Nuk është vetëm kaq zyrtarët e komunës në ikje, jo vëtëm nuk ngrejnë zërin por duken si sehirxhi dhe kënaqen kur shohin se populli vuan, nga padrejtësia shtetërore.
Ne emigrantët nga të katër anët ë botës jemi gati të kontribojmë sadopak për ti ndryshuar imazhin fshatit, ku natyra i ka falur bukurinë që pak fshatra të tjerë e kanë.
Duke përshkuar sadopak atë që kam parë e prekur nga koha e shkurtër në dispozicion nuk arrita, t’i përshkuaj të gjitha duke ju kërkuar ndjesë lexuesve të "kallabak.com" dhe atyre të fshatit Shishtavec, mbetemi me shpresë se ditët dhe vitet që vijnë do t'ia kthejnë bukurinë pastertinë ujin dhe energinë elektrike këtij fshati dhe fshatarëve të shumë vuajtur për shkak të politikave shtetrore dhe lokale.