NOVOSEJ; Univers vlerash në lirikë
Lexuar 1918 here
nga Azem PARLLAKUThuhet, Neroni ai Perandor Romak “e ka vrarë Nënën e tij”!.
Stalinit, atij regjës i diktaturës, kur i shkoi Nënës për vizitë, ajo ti ketë thënë “Mëkat, që nuk u bëre Prift”
Në kohë e gjeografikisht Neroni e Stalini, kurrfarë tjetër nuk janë, veçse diktatorë.
Nëse, Ju lexues i kësaj përcjellje do të bëni një “turn off”, më intrigon fakti që prapë do të ristartoni…!
Ai “lisi i qumshtit”, na mban lidhur në startin e ri.
Më është kërkuar, e me plot pasion jam venduar në kontributorin e botimit të “Novosej Lirika Popullore”.
Kur kam punuar për atë botim, e them plot mburrje që kam qarë!
Po, po kam qarë!
Kam qarë, si burrë, si fëmi atëbotë kur Gjyshja ime Nure, e Nëna Hate, më larguan ëndrrën e frikshme, duke ledhatuar mbi ballin foshnjor e flokun tim të zi, buzën e tyre mbushur plot ninull.
Ajo ninull, çfarë thumb i Artë.
Ajo ninull plot nektar, e ngjizur në buzën e rrudhur të Gjyshes, buzën e njomë të Nënës, për tu lëpyer në buzën time qumështore.
Ju që tashmë ristartuat!
Kurrë nuk mendoj, të mos i dijni ato lazdritë me “zanat në Xheren”. Ashtu sikurse me “Gurin derdhur plloçë”. Teksa kemi fjetur me kokë nga “Guri i Mëngjesit”.
Novosej në lirikë, nuk ka qenë, ishte, e është veçse një univers vlerash.
Atyre vlerave që plot energji pozitivisht ushqejnë, dashurinë, respektin, mençurinë, e plot të tjera vyrtyte me frymë hyjnore, ku kohezioni qëndron “si qershi mbi tortë”.
Rrallë ndodh në realitetin artistik shqiptar ekzistenca e krijimeve të tilla poetike anonime, krejt origjinale, ku ai shpirti anonim është natyralizuar në këtë amfiteatër vlerash.
Ai është shkrirë e ngjizur përplot melodi, ashtu njëtrajtshmërisht në këngë, në valle, në vaje, në çdo ngjarje rutinë që kur Dielli lind, e Hëna perëndon.
Në tharm të kësaj poezie popullore gjithherë qëndron dashuria e nënës për Dylberin djalë, e motrës për Dylberin vëlla, e kunatës për Dylberin si kunat, e Dylberit si jashik, e Lulies si bijë, e Lulies si cucë e krojeve, e Lulies si nuse, e Lulies si kunatë.
Dhe Dylberi e Lulia “këta ustallarë”, lazdrohen, thumbohen, e merakosen, atëherë të dashuruar, këtëherë si burrë e grua, herën që vjen si vjehrri..
Tingllimi i fjalës dhe riti melodioz në lirikën e kënduar në Novosej, edhe nëse ju jeni krejt spontanisht aty të përfshin fuqishëm, duke të befasuar në emocion.
Ndër breza kjo këngë homofonike është kënduar në rreth, në odë e oborr të shtëpisë, në kroje e në rrugicat aty. Ajo u është kënduar përpos atyre që përmendëm më lart; kurbetëqarve, shtegtarëve, Ditës së Verës, Shëngjergjit, prurësit të nishanit të nuses, synetit, pajës e kulaçit të nuses, krushqëve,etj.
Ajo është kënduar e këndohet laruar me pasion, dashuri, merak, sarkazëm dhe dhimbje me të vetmin qëllim “Kënga ndreq dhe vret pa plagë dhe idhnim”
Metaforat poetike nga më të rrallat të befasojnë sa herë që e nis dhe rinis kuvendimin me këtë poezi kaq origjinale
“…Po çet doajxha xhims çereki, …Boll rrajte devuëjkë couco pa u martaue, se ma ke dukoatin, o oakëll pa e shtaue… E due Dilbierin, e unë kam me e moarr, e kam dieshtë Dilbierin, ndër niçind beqoar…Kush po vajn përpiet te fishllaue, Dilber oaga nausea te kërkue…Kto poaret e tua, toaj kush ti ka çue? Mi ka çue jashiki, haloa pa u martue…Frajni era e ma muër shoallin, vetë e ka poa Lulia gjoalin…Lidhe zgjidhe krajet me shamajë të huëll, ki katundi Novosej si me kuën Stamboll…Pajku muëll e kuçe pajku në zabel, ku e poatëm biesën gjoal more Dilber…Jashik kofsh, jashik mos kofsh, me ni bieshk u dimnofsh…Po shkon boaba i nauses ka xhamaja, ten a pajet çish asht shpaja…Nuëna e nauses xhit ish shkina, na i ka lip krusht o me maqina…Udhës bieshkës shkon xhandoari, ni dujë toall çataj magjoari…Rauje nause rauje mafesin me uëjna, kur tët vdiese vllaj, do tët çojm me luëdra..Kur tët thuëse vierra çou e fshaje votrën, nausja ja kthen vierrës hej ta hungësha muërtën…Do tët shetajtim nëpër fushë, do tët bajm sinet me treçind krush…O mor gjoal i ri n’at gurbet, kthehu gjoal toaj cauca po të pret…
Pothuaj i tërë dimensioni jetësor i një populli dëshmon se: “C'farë është ai, ashtu është dhe poezia e tij”. E nëpërmjet kësaj poezie të shtrirë në gjerësi dhe thellësi, kemi mundësinë të përfytyrojmë sfondin kultural të një populli si i yni, i Novosejt.
Nuk dyshoj aspak, se cilido lexues apo këndues i këtyre lirikave s’ka pse të mos emocionohet, duke sjellë në mendje që herë-herë ka qenë dhe mbetet dëshmitar i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm i asaj çfarë zbulohet nga përmbajtja e tyre.Ky emocion dhe përjetim na bën të ndihemi më mirë shpirtërisht, të shoqërizuar me vlerat që kanë edukuar të gjithë neve novosejasve.
Pa dyshim që mirënjohja i shkon popullit që e krijoi këtë poezi, atyre që e trashëguan gojarisht brez pas brezi, e mbi të gjitha gjysheve, nënave e motrave tona.Industria e shtypit, shoqërizimi dhe integrimi ynë tashmë jo vetëm nacional, në mënyrë të stërholluar na kanë orientuar me të drejtë për kah e ardhmja, por prapë u dashka, me thjeshtësi të kujtohemi, për të hedhur një vështrim aty në traditën tonë popullore, e cila fatmirësisht është e pasur.