Foto e javës

Lexuar 724 here
Zogjtë kanë hisen e tyne




nga Azem PARLLAKU
Gjyshja ime një fisnike, siç të gjithë zonjat, Ajo, tashmë një yll në qiell e plot dritë në tokë, mbaj mend të këshillonte “Zogjtë kanë hisen e tyne”.
E unë si “i përkëdheluri”, që nuk lash dy gurë bashkë, po bëj paradën e imazheve të fokusuara në celuloid!
Një tufe shpendesh  si ketu…!
Jam edukuar që t’a kthej në “atë forcën e zakonit” interesin drejt asaj çfarë është krejt ndryshe!
Fotografia që e shoqëron këtë përcjellje,është bërë në njërin nga pelegrinazhet e “djalit të përkëdhelur, Mos e pandehni kaq moskokëçarës”!
Si nip plot “lazdri”, rrëfej atë çfarë gjyshja Nure këshillonte:
Cilido (e) bashkëmoshatar me mua, e di mirë atë kohën kur; ato ngjarjet kolektive, nuk ishin gjë tjetër veçse copëza jete familjare…
Në atë univers, si “imitues i heronjve rebel”, më ka qëlluar që pas të korrave të gjindem aty pas kallirit të fundit.
E çuditshme!
Ndonëse e kisha bezdi gjyshja më qortonte;
“Shko por mos e mblidh kallirin, mbasi ai është hise e tjetërkujt”…!
Ky fokus i shtërnguar në celuloid, e i shpërndarë tashmë virtualisht, nuk është tanimë një “histori personale”
Kjo tufe shpendesh te pafajshëm, ka ndaluar për një moment aty!
Aty mbi ato tela, o Zot çfarë mesazhi…!
Zogjtë e përsërisin këngën e tyre,
e metafora e fluturimit, kurrëherë nuk është jashtë kohe, ajo kish ekzistuar, e prapë ashtu do të jetë.
Ky takim i qëndrueshëm mes të shkuarës dhe të tashmes, është recital i pafund me atë zërin e çiltër “Mbaje gjallë metaforën e fluturimit, ajo nuk ka pse të jetë liri e cunguar”…!
 
.