TERRITORI I SHISHTAVECIT MES DIAGNOSTIKIMIT TË PROBLEMATIKAVE DHE PËRCAKTIMIT TË RRUGËVE TË ZHVILLIMIT
Lexuar 2235 here
nga Lumnir BASHAKAPITULLI II
IDENTITETI TERRITORIAL I SHISHTAVECIT
Kapitulli i dytë përqëndrohet në trajtimin e hipotezës së parë të punimit, sipas së cilës Shishtaveci, nisur nga sfondi i tij historik, natyror, socio-kulturor dhe ekonomik, përfaqëson një entitet të karaketerizuar nga një unitet dhe kohezion shumëplanësh, i cili justifikon konsiderimin dhe trajtimin e tij si territor në aspektin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Për të kuptuar nëse kjo hipotezë është e vërtetë ose jo, zona e marrë në studim është trajtuar në të katërta aspektet e përmendura më sipër.
I. Uniteti natyror
Pavarësisht pasurimit të konceptit “territor” me dimensionin historik, social, tradicional, organizativ, perceptiv etj. nga ana e studiuesve të fushave të ndryshme, dimensioni hapësinor i tij mbetet themeli mbi të cilin ky entitet mbështetet. Sipas autorëve, por edhe siç ka treguar përvoja e zbatimit të politikave dhe strategjive në hapësira të ndryshme gjeografike, është e rëndësishme që konsiderimi territor i një zone të caktuar të bazohet, ndër të tjera, edhe në ekzistencën e një uniteti mes elementëve fiziko-gjeografikë (veçanërisht nga pikëpamja e relievit), të cilët krijojnë një profil natyror karakteristik, i cili nga njëra anë indikon trajtimin e këtij “perimetri” si një i tërë dhe nga ana tjetër e veçon deri diku edhe nga zonat e tjera përreth.
II.1.1 Pozita gjeografike
Nga pikpamja gjeografike, komuna e Shishtavecit shtrihet në zonën verilindore të vendit, në juglindje të qytetit të Kukësit, në një distancë rreth 33 km prej tij (40 minuta). Ajo kufizohet në perëndim me komunën e Topojanit dhe në veri me atë të Zapodit, ndërsa në lindje me Republikën e Kosovës, duke përfaqësuar kështu një komunë kufitare.
Nga pikëpamja administrative, territori ku shtrihet komuna e Shishtavecit është nën juridiksionin e rrethit Kukës, duke përfshirë shtatë fshatra: Shishtavec (qendra e komunës), Novosej, Kollovoz, Shtrez, Oreshkë, Borje dhe Cërnalevë. Për më shumë: kliko pdf