Besëtytni apo të vërteta

Lexuar 25837 here




nga Rovena VATA
Buka: Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra. • Bereqeti: Kur flet duke ngrënë bukë, të largohet bereqeti. Cigarja: Në qoftë se të ndizet cigarja anash, ke rrugë. Dita: Dita e martë është ters, dita e premte ka një orë ters. Dora: Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh lekë, kur tëkruhet e djathta do të japësh lekë.
 Dhoma: Po të hysh natën e parë në dhomën e nuses, me këmbën
e majtë, gjithë jeta bashkëshortore të shkon ters.
 Faqja: Kur të kruhet faqja të vjen një mik.
 Filxhani: Kur mbush filxhanin e kafesë dhe ai të derdhet, e pi.
shumë kafenë.
  Fjetja: Po qe se fle me gjysmë syri hapur, je me fat.
 Gaca: Kur rri ngrehur një gacë mbi saçin e bukës, të vjen një mik.
 Gota: Kur thyen një gotë ose një filxhan, prit një të mirë.
 Gratë: Në atë shtëpi ku zihen gratë, nuk ndizet shpejt zjarri.
 Gjarpri: Në qoftë se të pret rrugën gjarpri, të shkon dita ters.
 Gjeli: Po qe se në mesnatë gjeli këndon tri herë, të vjen një laj n
me rëndësi.
 Hunda: Kur të hanë hundët, zihesh me dikë ose mërzitesh.
 Jevgu: Kur në mëngjes takon një jevg, të shkon dita mbarë.
 Kafshata: Kur je duke ngrënë dhe të bie kafshata në tokë, të ikën risku.
 Keq: Kur je keq, prit një të mirë.
 Kërcet: Kur natën të duket se të kërcet shtëpia, ke mbarësi.
 Këmba: Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur,
të vdes gruaja.
 Krëhri: Po qe se të bie krëhri në tokë, ke rrugë.
 Kripa: Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.
 Koka: Po qe se i bie fëmijës me lugë kokës, mbetet i shkurtër.
 Kukuvajka: Kur kukuvajka këndon në një pemë afër shtëpisë, aty do të ketë fatkeqësi.
 Lemza: Në qoftë se të'zë lemza në bukë, dikush të përflet
 Lepuri: Po të doli lepuri përpara, të shkon dita ters.
 Vajza: Një vajzë që ha një lugë gjellë, pasi të ketë ngrënë bukë, e ndan burri.
 Macja: Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.
 Miu: Në qoftë se miku të vret një mi dhe e djeg në zjarr, të zhduken minjtë.
 Miku: Kur shkon mik dhe gjen mish të përgatitur përpara, je bujar.
 Kur shkon mik dhe të hahet shumë, ajo shtëpi është kurnace.
 Nishani: Sa më shumë të kesh nishane, aq me fat je.
 Pështyma: Kur pështyn dhe pështyma të bie në rroba, sëmuresh.
 Qeni: Qeni që angullin natën parandien fatkeqësi në familje.
 Shtëpi: Kur para se të hysh në shtëpi të re fut një mace brenda, ajo të merr të këqiat e shtëpisë.
 Thinjat: Dalja e thinjave në moshë te re, sjell fat.
 Uji: Kur je duke pirë ujë dhe të fueret uji(pengohet në fyt), ke fatkeqësi ose dikush flet keq për ty.
 Xhaketa: Kur hyn në dhomë dhe të ngec xhaketa në dorezë të derës ose në një gozhdë, ke para borxh.
 Veshi: Po qe se të ther veshi i majtë, të shajnë; kur te ther i djathti, të lëvdojnë.