Brekijë, gjurmët që çojnë tek kjo shkollë

Lexuar 2076 here
Shkolla Brekijë




nga Xhavit Dafku
Drejtori( ija) e shkollës 9 vjeçare e fshatit organizoi një ceremoni karakteristike  për 70 vjetorin e ngritjes së shkollës në Brekijë, e cila mban emrin e herojt të Brekisë dhe dëshmor i Atëdheut, Sahit Gega. E them karakteristike për të vetmen arsye se është vërtetë e tillë, pasi kanë kaluar 70 vjet dhe asnjëherë nuk është përkujtuar kjo ngjarje e madhe për popullin e Brekijsë e më gjërë. Është karakteristike sepse për 70 vjet nga bangot e kësaj shkolle kanë dalë mijëra djem e vajza, me dijet fillestar që na dha kjo shkollë, si bazë e fuqishme për të ndjekur studimet në kategoritë e shkollave deri në të lartën. Është karaktreistike , e vaçantë, sepse kjo shkollë na hapi rrugët për dije në nivelet më të larta të shkollës në Republikë.   Është e vaçantë sepse nga bangot e kësaj shkolle morën rrugë qimdra djem e vajza të fshatit për tu arsimuar në shkollat  e larta e për t’i  shërbyer Brekijsë, Topojanit dhe Atëdheut, në të gjitha fushat e dijes dhe prodhimit.Nuk ka fushë të dijes, kulturës, shkencës dhe  ekonomisë shqipëtare, që të mos debutojnë djem e vajza nga Brekija.  Kudo ato, kanë kontribuar me dije të plota, me kompetenca profesionale, shkencore e pse jo edhe politike e  filozofike.Është e vaçantë sepse përballë gjithë kësaj gjenerate 70 vjeçare, nismën  e  muarën disa djem e vajza ( stafi aktual i kësaj shkolle) për t’i dhënë vlerat e merituara popullit të Brekisë dhe shkollës që ngriti ai, në kushtet e analfabetizmit dhe prapambetjes  kronike. E them se është historike kjo ditë dhe e lavdrueshme nisma e Drejtorit dhe stafit pedagogjik të shkollës, sepse kjo nisëm sikur na thoshte, se lufta e popullit të Brekijsë, si i gjithë populli shqipëtarë, për dije, ka qenë bashkëudhëtare në luftën shekullore për liri, sovranitet, pavarësi e dinjitet kombëtar. Dhe populli i Brekijsë, menjëherë pas kontributit në luftën e madhe NCL, i dha shkëdinë rrugës për dije dhe në vitin 1946 ai e ngriti shkollën për brezat pasardhës, pa pritur të ngrihen godina luksoze pa kushtet tjera moderne që i duhen shkollës,por me bindjen dhe vendosmërinë se ato do të krijoheshin me djersën e popullit dhe dijet që do të merrnin djemtë dhe vajzat e tij. Aktiviteti i shkollës do të vinte në rritje drejt modernizimit dhe shtrirjes së saj edhe në ngritjen e institucioneve parashkollore si çerdhe e kopshte në fshat;apo ngritjes së grupeve kundër analfabetizmit, ritjes së saj në shkollë 8 e 9 vjeçare e tjerë. Këto duhej të ekspozoheshin në 70 vjetorin. Pastaj të meritonin falenderimet edhe mësuesit nga i pari Lutfi Hoxha me koleg, qysh para çlirimit e deri tek Lutfi Islami sot. Të gjithë nxënësit që kanë dalë nga këto banga ishte me vlerë të pasqyroheshin në këtë aktivitet për kontributet e tyre në fusha të ndryshme të kulturës kombëtare në shërbim të popullit dhe atëdheu si konrtibut i shkollës Sahit Gega. Në këtë kuptim isha shumë i lumtur për ftesës dhe i inetresuar të dëgjoja nga plejada e arsimtarëve të shkollës. Jam i bindur se kjo do të rriste vlera të mëdha të mësuesve  se sa superlativat patetike me paragjykime politike meskine që nuk i shëbejnë misjonit të shkollës dhe përkushtimit të mësuesve në vite e dekada. . Në këtë aktivitet (për mua sublim), ishin ftuar nga Drejtori( ija) i kësaj shkolle, (tashmë afër shekullore), biri i Brekisë Lutfi Islami; përfaqësues të nxënësve të shkollës, të gjithë mësuesit vëndas, nga Krahina e Topojanit konribues në këtë shkollë dhe nga krahina e Lumës. Merrnin pjesë nxënësit e shkollës dhe banor të Brekisë.

Ishte një eventiment shumë domethënës, shumë sinjifikativ, shumë emocionues, shumë kulturorë.Do të merrte vlera më të mëdha pjesmarrja e përfaqësuesve të pushtetit local, këshillit të qarkut dhe Perfekturës në të cilat kontribuojnë djem dhe vajza nga Brekija të dalë nga bangat e shkollës Sahit Gega.Ishte një ditë e shënuar historike për shkollën dhe fshatin tonë të lashtë e të dashur I vendosur në këtë bregore nga lashtësija Homerike.

E them i lashtë sepse egzistenca e këtij fshati , bashkë me fshatin Nimçë, Topojan e Novosej, është që në shekujt e IV-III para erës së re, atëhere kur shovinistët Maqedonas e shkatrruan dhe e emërtuan “Iliri e shkretuar” sepse nuk i kënaqte fjala “e shkatrruar”si një ndër fiset dardane ballë përgjakur në betejat Dardane kundër hordhive maqedonase . Kjo krahinë dardane e Ilirisë ishte pengesë luftarake e atëdhetare e trojeve dardane, kundër hordhive maqedonase.

Aktiviteti u shoqërua me mjaftë element, përkujtimorë, me program kulturoro-artistikë me recitime nga krijime brekijase, me valle e këngë vendase, krahinore e kombëtare.

Më emocionoj një këngë e krijuar nga shkolla e që i kushtohej herojt’ të Kosovës, Komandantit Adem Jashari.Dhe kjo donte të na kujtone se Iliria e shkatrruar është Dardani.

Dita ishte  ngarkuar me kohë reshjesh të dendura dëbore, që sikur donte të na thoshte ne, se kështu janë karakteristikat  e motit në këtë trevë, apo keni harruar!?

 I gjithë aktiviteti, kulturoro-artistik u realizua në oborrin e shkollës. Kujdesi, interesi, përkushtimi i pjesmarrësve ishte i madh. Ligjërohej në kushte bore të dendur dhe dëgjohej në kushte bore me vëmendje e interes. Asjë nuk lëviste, asnjë nuk rrudhej, askush nuk iu dorzua kushteve të motit sikur donon t’i thonin dëborës, në këtë truall kemi lindur e formuar,ty të kemi bashudhëtare; ne nuk tjetërsohemi.Dhe pikrisht për këtë këndohej nga këngëtarë të fshatit dhe nxënës të shkollës, pa marë parasysh kushtet klimaterike. Hidhej valle në tokën që mbullohej me dëborë , nga të gjithë pjesmarrësit bashkë me ekipet kulturore të shkollës.

Aktiviteti në përgjithësi iu kushtua ditës së mësuesit. Ndrësa 70 vjtori u përmend, u urua përvjetori, por nuk u hollua.Natyrshëm, varej nga pesmarrësit. 99% , ish mësues, drejtor , ish drejtor të kësaj shkolle. Populli thotë : “ Dy bostan nuk mbahen nën një sqetull”. Pra ishte ngarkesë e madhe, sepse të dy datat përmbajnë rëndësi të madhe.Prandaj do të jetë detyrë që në përvetorë tjerë përkujtimi I shkollës të bëhet posaçërisht
Për mua rëndësi më të madhe,madje historike, përbënte 70 vjetori i ngritjes së shkollës.Dita e mësesit është ditë feste kombëtare, për të cilën organizohen aktivitete në mbarë vëndin, të organizuara nga shteti, përkatësisht nga Ministria e Arsimit.Ndërsa 70 vjetori i ngritjes së shkollës në Brekijë, organizohej për herë të parë dhe merrte misjonin e vazhdimësisë.

Pra , ashtu si shkolla ne Brekijë që hapi rrugën e dijes për ne, ashtu sot, kjo përkujtimore duhej të niste rrugën e kthimit të vëmendjes, përkushtimit dhe detyrimit të kësajë elite, për të bërë për Brekijnë vepra, në art, kulturë, mënyrë jetese,ekonomi, histori, shkencë. Kështu fshati do të institualizote historinë e tij, do të krijohej arkivi i tij, të cilët do t’u vijnë në ndihmë të madhe edukatorve të brezave në shkollë, fshatit e brezave pasardhës, meritueshëm një pasuri me vlera kulturore kombëtare.

Pra një tavolinë që ishte privilegj për sejcilin nga ne. Ajo kërkonte thjestësi, dije, kulturë dhe në një farë mënyre objektive, prgjegjësi për sejcilin nga ne, por edhe për të gjithë djemtë dhe vajzat që ka nxjerrë kjo shkollë. Kjo do të ishte lënda për instutocionalizimin e historisë së shkollës, pastaj superlativa patetike për individë të vacantë nën megallomaninë intelektuale për parcelizime. Për këto individë me merita, është e mundur të organizohen e zhvillohen përkujtimore me një gjerësi e thellësi kontributesh të tyre në shkollë e aersimim si shkencë gjithëpërfshirëse.  Këto përkujtime për intelektual të ndryshëm të dalë nga bangot e kësaj shkolle janë pasuri historike dhe kulturore për shkollën, vendlindjen dhe kulturën e fshatit, krahinës e më gjërë.

Në këtë kuptim, nga folsit që do të merrnin fjalën, mendoja se do të bëhej një bilanc i produktit të shkollës dhe produktit të trurit të popullit të Brekisë, që kishim prodhuar për popullin që na lindi, dhe për shkollën që na hapi rrugët e dijes.

 Ceremonia e aktiviteteve masive kulturoro-artistike, përfundoi me shumë sukses dhe u çvendos në një sallë shkolle, ku muarën pjesë elita e arsimit në fshat dhe të ftuar nga Krahina dhe nga Luma si kotntribues të drejtpërdrejtë në këtë shkollë.

Drejtoria e shkollës, kishte shtruar një koktej të thjeshtë, por shumë kuptim plot,( mesa kuptova, tërësisht me shpenzime vullnetare) ku rëndësia do t’i kushtohej shkëmbimit të kujtimeve dhe mendimeve,për historinë e shkollës dhe të arthmes së saj.Në tabelat e zeza në klasa ishte shkruar me gërma të mëdha : “ GEZUAR 70 VJETORIN E SHKOLLES”

Në këtë ambjent tashmë ishin 99% pjesmarrës me arsim të lartë; siç quhet në filozofi, truri i kombit( në kushtet aktuale, i Brekijsë).
Zumë vendet duke i krijuar mundësinë organizatorit, të mbante në tavolinën ballore, një nxënës të parë të shkollës, një “petagog”, ish nxënës  nga Brekija,pronarë i një shkolle private në Tiran? dhe një të ftuari nga krahina e Lumës.

 Ishin të gjithë të profilit arsimtarë. Vetëm unë dhe një shoqe, ishim nxënës të viteve 1954- 60 i kësaj shkolle,por unë i profilit ushtarak, natyrisht të dy me   shkolla të larta.


Drejtori i shkollës, një intelektual i thjeshtë, buzagaz, i kujdesëshëm, i programuar, tërë mirësjellje, hapi takimin me fjalët: “mirëse na keni ardhë. Ju falenderojë për angazhimin tuaj për këtë pjesëmarrje, ndonse, sigurisht, keni mjaftë punë, ngarkesa e tjerë.  Sot përkujtojmë 70 vjetorin e shkollës së ciklit të ultë në Brekijë dhe festën kombëtare të mësuesit. Ju urojë të dashur koleg festën . Ju urojë shëndet dhe suksese në misionin tuaj të mësuesit”.

Pastaj mori gotën dhe kaloi në revistë, pranë çdo pjesmarrësi duke uruar sejcilin me fjalë zemre, dhe u kthye në ballin e tavolinës.
Me thjeshtësinë e tij, duke i bërë një vlerësin të shkurtër sejcilit e delegoi fjalën tek pjesëmarësit duke ju drejtuar me emër.
Tashmë tavlina mori karakter serjoz dhe zyrtarë.

Të parit i dha fjalën të ftuarit nga luma që kishte kontribuar në shkollën  e Brekijsë si mësues e si drejtor.Ai foli se si e kishte pritur populli (komuniteti siç e quajti ai) i Brekisë. Pas tijë i dha fjalën nxënësit të parë të klasës së parë të porsa ngritur, birë i brekijës, tashmë i moshuar në brezin e tretë, I cili tregoi se kur shkova në shkollë, ishim 12 fëmijë. Mësimin e filluam njëherazi me ndërtimet në shkollë.

Në një moment, në sallë ndërhyri dikush dhe hodhi alternativeën e diskutimeve dy minutëshe.U përkrah përgjithësisht, sidomos për 70 vjetorin e shkollës; por dikush tjetër ndërhyri, mori fjalën dhe deklaroi: unë jam si …. dhe kohën e kam të pakufizuar në formën e një padakortësie për kohë të kufizuar. Edhe ky u mbështet me një ilaritet gazmorë në sallë. E kështu me rradhë, njëri pas tjetrit e morën fjalën disa intelektual arsimtarë.

Në të gjithë oratorët u vu në dukje puna e mësuesve dhe drejtorve, por askush prej tyre nuk përmendi 70 vjetorin dhe të bënte një bilacë për rendimentin 70 vjeçar të shkollës, dhe përkushtimin e kuadrove të saj e kontributin  e tyre ndaj shkollës dhe fshatit. Më bëri përshtypje se oratorët thurnin lavede për individë e kështu ky aktivitet mori karakterin personalizues që,( për mua), nuk i shërbente qëllimit të aktivitetit.Ky personalizim harronte kontribuesit e parë të arsimimit në Brekijë e Topojan që gjatë Luftës NCL e pas çlirimit dhe ngelën në hije.Ndërsa kontributin e tyre për shkollën e linin në harresë.

Në këto momente, si duket drejtori e ndjeu dhe për të bërë një kthesë, më dha fjalën mua si jo arsimtarë por si një profesionist në fushën ushtarake.

Unë në sentencë thash: “ më lejoni 30 sekonda të mposhti emocionet që më jep ky eveniment. Falenderova drejtorin dhe stafin e tijë për inisjativën e përkujtimit të 70 vjetorit të shkollës, duke i dhënë gjithë meritën për 7 dekada të lëna në harresë dhe që i zbardhte sot. Kurrë nuk është vonë të punosh për vendlindjen, për shkollën dhe shkollimin e brezave.Theksova se të gjithë meritat i takojnë popullit të fshatit tonë i cili me kokole e tirqi të leshtë, me sakrifica shekullore, na mundësoi të arsimoheshim, të armatosemi me dij e kulturë. Por ne, si ja kemi shpërblyer dhe si ja shpërblejmë atij. Si kemi krye detyrimet tona për vizionin që populli na jepte për të arthem.

Unë them se detyrën nuk e kemi bërë. Prandaj duke u nisur nga kjo nisëm, duhet të plotësojmë mangësitë që kemi krijuar dhe të punojmë për të arthmen. Duke i falenderuar edhe një herë u ula. Të gjithë pjesmarrsit më duartrokitën në shenjë mbështetje. U ktheva rrespktin dhe u ula. Në mendimin tim kasha dëshirë dhe qëllim të zgjeroje më tej fjalën për mesazhin,që jepte nisma, por rrespektova dy minutëshin, me qëllimin që këtë do t’a zgjeroja deri ne argument, në medjan elektronike, në një kohë të shkurtër.

Në dy tre orator dukej meraku i mendimit shkencorë për shkollën dhe vendlindjen duke e zgjeruar deri në krahinë.
Në mbyllje mori fjalën “petagogu” ish nxënës i kësaj shkolle, i cili tha : “Unë e mbarova fjalën time në ceremoni jashtë”. Atje në pjesën dërmuse të fjalës u përqëndrua tek një mësues nga lagjia Dafke, si një njeri tepër inteligjent, I rrallë në shkallë, rreth, e vend. Një metodist i dalluar e krijues në misionin e tij si mësues. Këtë djalë, që vërtetë i meritonte këto superlative, por që nuk ishte vëndi për të kthyer aktivitetin nga 70 vjetori i shkollës në një aktivitet në kujtim të mësuesit. Folsi e paraqiti  personazhin si i persekutuar i sistemit socialist.

Më bënte përshtypje sepse unë e kam në trugun e fisit dafku. Ai rrithte nga një familje patriotike, atdhetare , e varfër si gjithë lagjia me ndonjë ndryshim të vogël të papërfillshëm social. Pushteti popullor që kishte sjellë babaj i tij bashkë me shumë pjesëmarrës të fshatit dhe krahinës në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtimi fasfist dhe shtypja e shfrytëzimi injeriut nga njeriu, mësuesit të “ persekutuar” i kishte dhënë të drejtën e shkollës së lartë, si dhe motrës së tij . Vet i “ persekutuari” me mbarimin e shkollës së lartë me rezultate të larta ishte emruar petagog në një nga insitucionet e arsimit të lartë. Por nuk e kishte pranuar , për arsye shëndetësore. Në asnjë vend e për asnjë version ky mësues vërtetë model, nuk ishte ndëshkuar apo persekutuar nga pushteti popullor.  Oratori ngriti lart edhe figurën e gjeneralit të vetëm në krahinë si i persekutuar, duke i dhënë auditorit një ngjyrë partiake.Indinjohesha se aktiviteti nuk kishte të bënte fare me “ Gjeneralin” dhe probleme partiake. Po kush është në fakt gjenerali i ndëshkuar e dënuar në pushtetin popullor? Është kushuriri i parë i babait tim nga nëna.Që moshën 12 vjeçe, familja e tij vendoset në Vlorë ku merret me një bisnes të vogël prodhues hallve. “Gjenerali” shiste hallvë’ në rrgugët  e Vlorës, në vitet e luftës NCL. PKSH e mori e mobilizoi në rradhët e ushtrisë NCL, natyrisht me dakortësinë e tij dhe familjes. Nuk e çoj asnjëherë në front si partizan i thjeshtë sepse ishte i vogël dhe  nga Kukësi. Dhe kështu e trajtoi edhe pas çlirimit duke i dhënë funksione madhore në ushtri, antarë të forumeve më të larta politike, deputet i Kuvëndit Popullor për disa legjislatura e dekoratën më të lartë: Hero i Popullit. Shtrohet pyetja : ç’farë ka dhënë gjenerali për Brekijnë dhe për Krahinën që e kishte votuarë? Po, ka dhënë bjeshkën e Brekisë në Kallabak, në pronësi të fshatit Novosej, duke abuzuar me titullin e deputetit; dhe në vitet 1990 lind konfikti deri në gjakderdhje midis dy fshatrave.

Dhe më e keqja se në këto momente nuk u prokupua se djemt e dy fshatrave të një krahine po vriteshim ndërmjet njëri- tjetrit.  Mendoja dhe gjykoja që dhe vet “ petagogu” rrjedh nga një familje nga më të varfërat në fshat, ndaj të cilës i gjithë fshati kontribobte për të zbutur jetën e saj. Pushteti i babajt të mësuesit të dalluar e kishte çuar në shkollë të lartë dhe sot ligjiron si petagog. Por për hirë të vërtetës, kurrë nuk ka qenë në këtë shkallë, duke ditur se këtë titull e gëzojnë vetëm  mësimdhënësit në arsimin universitar, apo institutet e larta. Mësimdhënësit në shkollat e mesme nuk e gëzojnë titullin petagog. PO vet ky “petagog” ç’farë kontributi ka dhënë për arsimin, kulturën dhe zhvillimin e përgjithshëm të fshatit, si vëndlindja e tij. Natyrisht të mbivlerësosh vehten, të mbashë paraqitje intelektuale, të recitosh, të japësh direktiva por vet të mos angazhohesh në aktivitete në shërbim të vëndlinjes dhe shkollës që të ka hapur rrugët e dijes ,është gjëja më e lehtë; por më burrokratikja funksionale . Kjo do të thotë “ Bëni si them unë,  por mos bëni si bëj unë”.

“Petagogu” u përshëndet për oratorinë e tij me kohë të pa kufizuar, por nuk u mbështet si e koncptonte aktivitetin.
Kështu prisja dhe shpresoja të ndodhte. Megjithëatë, inisjativa e drejtorit Lutfi Islami nga Brekija ësdhtë e pazëvëndësueshme. Veprimi i tij shumë domethënës i ngjanë një ngjarje madore të kombit për ngritjen e flamurit, dhe I.Qemali mori të gjithë meritat e paraardhësve të tij duke kryer aktin formal me një rëndësi historike të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.Të gjithë tjerat apo mangësitë, në këtë aktivitet nuk ja humbin meritën drejtorit me stafij e tij.

Në përfundim, të gjithë mësuesve të Brekijës dhe atyre të dalut nga kjo shkollë ju uroj me veneracion festën e mësuesit dhe ju uroi suksese në punën e tye fisnike. Për të cilën një folës në përvjetor tha: “Vetëm për mësuesin nuk ka punë të keqe, pasi Ai vetëm jep nga vehtja dhe nuk merr asgjë nga të tjerët”.