Për Turaj-n e turjanët

Lexuar 7052 here




Më pyet vajza ime
Duke më përqafuar
Pse shumë herë o babi
Të shoh te menduar?

Më thuaj çfarë të bëj
Si të të ndihmoj?
Të të shoh të gëzuar
Gjithmonë dëshiroj.

Lena ime e dashur
7 vjeç sot ti je
Bota është e jotja
Asnjë dert se ke.

Rri qetë shpirti i babit
Se nuk kam ndonjë hall
S’di a më kupton
Të të them kam mall.

Po për kë ke mall
Dua me më tregu?
Të shkoj e ti thërras
Që të vijnë këtu!

Jo o zemra ime
Këtu s’ kanë si me ardhë
Meqë don me e ditë
Ja për kë kam mall.

Për atë vend ku linda
E u bëra dyzet vjet
Malli më përvëlon
Si zjarr po më djeg.

S’ kam si ta harroj
Atë shtëpi e prag
Ku fillova të flas
E ku hodha shtat.

Për gurët e oborrit
Ku shpesh herë jam rrëzu
Përsëri ndjej mall
S’mundem me i harru.

Për pemët në oborr
Plot aromë e fllad
Për rrugët nga eca
Prapë ndjej merak.

Për atë mal me bredha
Që ishte rreth shtëpisë
Që gjithë lagjen tonë
Bukur pat stolis.

E për të gjithë fshatin
Vendos në ato bjeshkë
S’kam si të gënjej
Malli po më djeg.

Për shokët që luajta
Në fëmijërinë time
Të mbushur me enderra
Ruaj plot kujtime.

Pë ditë e parë
Kur në shkollë shkova
Njoha tjetër botë
Gjëra të reja mësova.

Pastaj koha në Stan të Epër
Vendos poshtë Kodrës Alise
Kur bari me dele shkova
Disa vite te femijerise.

Dita ditës kaluan vitet
E u bëra katërmbdhjetë vjeçar
Larg shtepisë shkova në shkollë
E kuptova fjalën "MALL".

Plot dhjetë vjet larg atij vendi
Ndonjë leje duke pritur
E u ktheva prapë atje
Më i pjekur, më i rritur.

U mundova të bëj vend
Te sillem mirë e te fol drejtë
Që kurdo të jem krenar
Dhe te njerezit të gezoj respekt.

Të respektoja veten time
Të nderoja të parët e mi
Për çfarë të flisja e çfarë të bëja
Ti shoh njerezit drejt në sy.

Edukova brez të ri
Për muzeun kontribova
Për lavdinë e zonës time
Shkrova stenda e këndova.

Më kujtohen ata shokë
Që me ta aq shumë punova
Më kujtohen ata këngë
Bashkë me ta kur i këndova.

Atje zemra u bë prush
Me at hov që ka rinia
Atje gëzimi mori krah
Atje lindi dashuria.

Atje Unë ndjeva gëzimin
Se më linde Ti o shpirt
Dhe u bëra si me krah
Kur e ndjeva veten prind.

Mësues e nxënës në ato bjeshkë
Shpesherë dilnim për shëtitje
Të kënaqej syri të ngopej shpirti
Bukurinë kur e sodisje.

Ti s’ke qenë në Kodër të Pashtrecit
Ku gjithë vendin e vrojton
Gjitha lagjet që ka fshati
Në atë kodër i shikon.

I thonë Sajhe o te Sulës Llahit
Lagjes time në fund te krejtë
Pranë një lisi të madh ahu
Eshte vendosur lagja Keke.

Lagjja e Sules e Idrizallare
Karshi diellit janë rrjeshtu
Përtej perroin është Kodra e Cabes
Qe e para është formu.

Çfarë të shohish në ato bjeshkë
Kallabak deri në Okzhere
Ujë të ftohtë ajër të freskët
E ndjen veten të ri përherë.

Nuk ka hone edhe gure
Ka plot lule edhe bar
Gurgullojnë me dhjetera kroje
Ujë të pastër si kristal.

Te ja nisë te Kroi i Gazisë
Ec e shko në Krua të Bardhë
Kush shijoi ata kroje
E për ta nuk ndjeka mall!

Në këto bjeshkë dhe Sinan Pasha
Kish ngrënë bukë e ujë kish pi
Dhe këto bjeshkë ja dhanë bekimin
Sadrazem e bënë në Turqi.

Ah, çfarë kroi te Stani i Bacit
Ne ate livadh per bukuri
Ku shpeshehere ne hanim dreken
Uje te ftohet duke pi.

E çfarë xhibresh ka aty
I kujtojmë të permallue
Delet hapeshin nji nga nji
Ne ja nisnim me lodrue.

Në xhibret poshtë qëndron një gur
Si regjister ruan emrat
Qe gedhenden gjithë barinjet
Me gëzim e zjarr në zemra.

Pse në bjeshken e Kroit Bardhë
U zhvilluan shumë kuvende
Se po pive ne ate krua
Je i saktë e i kthjellte në mendje.

Sa shumë stane ne ta u ngritën
Sa kumona tingelluan
Sa shumë burra ne ta kositen
Nuk ka goje me i tregua.

Si per vendin dhe per njerzit
Më merr malli me të drejtë
Kurrë si beme dy fjale të keqija
Dhe u ndame me plot respekt.

Ne vecanti për brezin tim
Qe me ta u rrita bashkë
Sot të gjithë jemi shperndarë
Dhe at vend kujtojmë me mall.

Per të madh edhe të vogël
Qe në Turaj bashkë jetuam
Te them të drejtën me merr malli
Se me të gjithë mirë e kaluam.

Ishte fshat, ngritur në lartësi
Ku shumë kohë ish izoluar
Por të gjendshem per njëri tjetrin
Sa dhe dimrin kanë sfiduar.

Respektoj të gjithë Turjanet
Jane të zot e janë bujar
E vlerësojnë fshatin e tyre
E nderojë atje ku janë.

Njerëz të punes e të gurbetit
Janë krenar e hatërçorë
E gjithë zona u ngre dorën
Me të zotet si blegtore.

Çdo pellembe e atij vendi
Me kujton një histori
Pastaj ishte dhe vete mosha
Qe të jep veç kenaqesi.

Se si stanet u benë shtepia
Disa lagje u formuan
Tre sisteme në 60 vite
Mbi atë fshat në bjeshkë kaluan.

Pronë të veten kish gjithekush
Por erdh urdhër me u perzie
Erdhi koha prap me e nda
Dhe e ndam siç kishte hije.

Shpesh na thonin të parët tanë
Se është dever kjo dynja
Po askush se pat besue
Se këto ditë kishin me ardhë.

Dhe filluan menjëhere
U shtuan tufat e blegtorisë
Me patate e me gurbet
Shpejti mireqenien e kanë ngrit.

Kjo është koha kur si fshat
Drejt Tiranës kanë vershy
Nje nga një e pak nga pak
Fshati yne mbet 20 shtëpi.

Për dy gjera e kujtoj
97 vit i mbrapshtë
Per gjithë ato pushkë që krisen
Dhe vendlindjen une e lash.

Dy tetor i atij viti
Ngrihem heret tuj mendu
Me nje IFA ngarkue ne patate
Morem rrugen pa zbardhu.

Tete ore rruge ecem ne kamion
Dhe me nate erdhem ne Tiranë
Perzie frike edhe deshire
A do te ngrejme ndonje jete me te mirë.

Tani mbushen plot dy vjet
Qe në Tiranë ne kemi ardhë
Sakrifica e perpjekje
Shyqyr zotit jemi mbarë.

Ju këtu keni kujtimet
Keni shpresa e gezime
Por me mua ndryshon puna
Kur kujtoj vendlindjen time.

Kemi ngritur shtepinë tonë
Qe aq shumë kishim enderruar
Por prap enderra me merr në krahë
Dhe me con në fshatin Turaj.

Nuk jan dite e nuk jan muaj
Por jan plote dyzet vjet
Qe kalova nate vend
Prandaj malli po me tret.

Tash s’po flas por po e degjoj
Fol ti shpirt i babit Lena
A kam te drejte qe pot e them
Me djeg malli qe kam brenda.

Po te pyes edhe njehere
Thuaja babit ti nje fjale
Me keto qe te tregova
A e kuptove fjalen "mall".

A i jep babit te drejte
Qe e sheh ashtu te menduar
Dhe i qeshin sy e zemer
Kur ju sheh juve te gezuar.

Se ju jeten keni para
Ndaj lame vendin dhe shoqerine
Se po ish vetem per vete
Atje kishim lumturine.

Te ndryshosh trojet ne kete moshe
Me e gjete veten eshte veshtire
Edhe kohet qe jetojme
Na kane zene pa pregadite.

Ne u mesuam ne sistem tjeter
Ku cdo gje kish kufizim
Ndaj veshtire qe te pershtaten
Te gjithe shoket e brezit tim.

Keshtu si une ka plote te tjere
Gure te shkulur nga cdo ane
Mbushur ne mall e ne kujtime
Per vendlindjen qe e lane.

Te gjithë nga zemra i uroj
Te kene shendet dhe lumturi
Ne troje të reja ku jetojnë
Pacin fat dhe mbaresi.



Gani Adem DALIPI ( ALLARAJ)