Shishtaveci me infrastrukturë të re rrugore

Lexuar 1235 here




Ndërtimi i rrugës Shishtavec-PKK (Pika e Kalimit Kufitar) është një projekt që financohet nga EUDAL. Pjesë e këtij investimi janë edhe rrugët e brendshme të këtij fshati. Në faqen zyrtare të EUDAL thuhet se; "Shërbimet e kërkuara konsistojnë në kontratën e mbikëqyrjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Shishtavec në Pikën e Kalimit Kufitar, dhe rrugët e brendshme të Shishtavecit për një gjatësi prej rreth 2.2 km".
Nëpërmjet këtij investimi synohet përmirësimi i kushteve të infrastrukturës dhe lidhjes me Kosovën, në ndërkohë dhe rigjallërimi i potencialit turistik të këtij fshati malor.

Punimet përfshijnë: ndërtimin e trotuareve rrugore (baza, bazamentet, asfalti, blloqet e betonit dhe trotuaret e gurit), zonat e këmbësorëve, punimet strukturore të betonit kutitë e tubave, punimet e kullimit, ndriçimi, shenjat dhe peizazhin e zonave të interesuara. Mbikëqyrja e investimit do të kryhet në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe atë të brendshëm.

Vlera e ekzekutimit të projektit është përafërsisht 2 milion euro.

kallabak.com