Çezma e Idrizit

Lexuar 2184 here




Çezmat publike në Novosej kanë funksionuar brenda lagjeve të ndryshme e rrugëve kryesore, aty ku ishin pikëtakimet më të shumta të njerëzve apo qarkullimi më i dendur i tyre. Sot ato pothuajse nuk funksionojnë, por thjeshtë kanë mbetur gjurmë të këtyre çezmave që kanë lënë emrin e tyre në historikun e fshatit Novosej.

Ndonëse të papunuara me mjeshtëri në gur, çezmat publike në këtë fshat tani kanë mbetur vetëm si relike  që mbartin vetëm vlerën e një trashëgimie. Akoma edhe sot, banorët e Novosejt, kur duan të idenfikojnë një zonë të caktuar të fshatit, apo të orientojnë dikë, flasin me emra çezmash.

Një çezmë  publike, me rrjedhje të kontrolluar të ujit i është shtuar banorëve, kalimtarëve, bujqve e çdokujt që ka etje, përbri rrugës automobilistike në "Drojxe".

Idriz Parllaku, është ai që ka menduar t'a instalojë këtë çezmë pikërisht këtu, me idenë që ajo t'u shërbejë kalimtarëve të ndryshëm dhe bujqve që punojnë në këto ara. Përpos punimit me gurë të kësaj çezme, Parllaku, paguan edhe sasinë e ujit që konsumohet në këtë çezmë publike, e cila mban emrin e tij.

kallabak.com