HEC-et në Kukës: Protestuesit, atëherë kur keni shkelur trupat tonë

Lexuar 3717 here




Babëzia dhe Barbarizmi ndaj natyrës dhe sidomos ndaj lumenjve e pyjeve, përfshi edhe zonat e mbrojtura, e nisur që në Qeverinë e PD-së, jo vetëm që nuk është ndalur por po finalizohet me sukses nga Qeveria e Rilindjes, e cila po miraton, njërin pas tjetrit, HEC-e të vegjël në çdo përrua të ngelur ende pa HEC-e.

Rasti më i fundit bën fjalë për lejimin e ndërtimit të 5 HEC-eve në Zonën e Mbrojtur “Korab-Koritnik” në lumin e Rekës, Kukës.
Sikur të mos mjaftonte shpopullimi i përmasave të një eksodi biblik i fshatrave Novosej, Shishtavec etj, ai pak komunitet i mbetur do të duhet të përballet edhe me mungesën e ujit pas ndërtimit të këtyre HEC-eve dhe sidomos me shkatërrimin përfundimtar të mundësisë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm përmes turizmit në zonë.

Lejet e miratuara nga KKT tregojnë praktikat më të këqija sesi mund të keqmenaxhohen pasuritë natyrore në dëm të publikut dhe për përfitimin e një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.

Nëpërmjet një Proteste sot, banorë kanë paralajmëruar se kjo elitë politike nuk di të bëjë gjë tjetër veçse krimie dhe korrupsion, varfëri dhe shkatërrim të gjithçkaje; të marrë borxhe, të rrisë taksa dhe të japë tendera e konçensione të manipuluara e shkatërruese për interesat tona kombëtare e popullore.

Vetëm atëherë kur të shkelet mbi trupat tonë, ka HEC-e tahanë protestuesit.  Protestuesit  thonë  se kanë motivimin, kurrajon, aftësinë, vendosmërinë dhe projektin që do përmbysë tiraninë e kusarëve që sundon në këtë vend dhe do ngrejë në këmbë ekonominë, shtetin dhe shpresën e shqiptarëve!


kallabak.com