Peticion anti-HEC-e, Topojan-Shishtavec: në tryezën e Kryeministrit

Lexuar 3047 here




E kanë nënshkruar 2500 persona, kryesisht banorë të Njësisë Administrative Topojan dhe komuniteti i të shpërngulurve nga fshatrat e zonës, dhe zyrtarisht që nga sot Peticioni për Anullimin e Projekt-Vendimit Nr.03, datë 02/02/2018 të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin “Ndërtim i Hidrocentraleve Zajë, Turaj, Xhaferaj, Kollovoz, Novosej, në rrjedhën e përroit të Rekës dhe Shishtavecit Bashkia Kukës", është në tryezën e punës të Kryeministrit Edi Rama. Numri i protokollit që zyra e Kryeministrit e të regjistruar këtë Peticion është 1212 datë 16.03.2018. Krahas Kryeministrit ky Peticion është i protokolluar edhe në tryezën e punës së ministrave; Gjiknuri, Ahmetaj, Klosi.

Grupi i punës anti-HEC-e, duke e protokolluar zyrtarisht Peticionin në Kryeministri dhe ministritë e përfshira në dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentraleve, po dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë që së bashku me banorët e zonës dhe komunitetin e interesuar t'a fitojnë këtë betejë, e cila tashmë i është nënshtruar shqyrtimit administrativ.

Në ndërkohë institucioneve për dijeni dhe ambasadorëve Peticioni është rekomanduar zyrtarisht me Postë. 2500 firmave të mbledhura u mungojnë firmat e fshatit Novosej, po kështu Peticioni nuk është nënshkruar nga kryepleqtë e fshatrave Novosej, Kollovoz, Shtrezë, të cilët janë njoftuar nga Komisioni anti-HEC-e për të konfirmuar me firmë dhe vulë. Nga investigimi që Komisioni anti-HEC-e, ka bërë në instutucione, rezulton se nga Kryepleqësia e fshatit Novosej nuk ka mbërritur asnjë ankesë, siç dhe pretendohet.