Romana: Herën tjetër në Shishtavec me ERTV-në

Lexuar 814 here




Romana Vlahutin mbetet femër simpatike. Flokët e saj, gjithë dredha-dredha, të orkestruar me kaq shije, tundojnë në mënyrë serioze çdo politikan shqiptar, por jo vetëm. Si rregull ambasadorët e BE në Tiranë kanë shijuar jetën bukur dhe në mënyrë përmanente. Nuk besohet se edhe Romana të bëjë përjashtim.

Ndërsa ambasadorët e BE vijnë në Shqipëri si në një vend ekzotik, sepse nuk kanë ndonjë përgjegjsi të madhe, Romana zgjodhi Shishtavecin për të ftuar Ramën dhe ERTV-në, në datat 24-25 Maj, që të inagurojnë së bashku investimin që BE-ja ka ka bërë në rrugën ndërmjet Shishtavecit dhe Kosovës (aksi rrugor PKK Shishtavec-Krushevë)
BE-ja ka investuar edhe në rehabilitimin e vetë Shishtavecit, duke rindërtuar rrugët me pllaka guri natyror.

Me 24-25 Maj, Romana do shkojë prapë në Shishtavec ashtu me flokët dredha-dredha, kësaj here bashkë me Kryeministrin, Rama, ERTV-ja e të cilit do të lundërojë mbi arat e mbjella me patatet pa treg, mbi zabelet e virgjëra të Glloboçicës, mbi livadhet plot lule në Reçicë, e mbi përrenjtë e ujit të cilët banorët, po luftojnë fort të mbeten ashtu siç Zoti dhe Natyra u'a ka falur.