Fantastik, por për turizëm liqenor në Kukës as bëhet fjalë

Lexuar 3151 here




Liqeni i Kukësit mund të kthehet në një atraksion turistik. Megjithëse ka një sipërfaqe të konsiderueshme, një mundësi e tillë deri tani nuk i është dhënë banorëve të qarkut të Kukësit.

Sipërfaqja e liqenit të Kukësit është rreth 81 km katror çka e bën një liqen mjaft të madh për mundësinë e zhvillimit të peshkimit sportiv.

Ky sport mund të kthehet edhe në një traditë të përvitshme, ndërsa një mundësi si kjo, as pushteti qëndror dhe as ai vendor nuk e kanë parë të arsyeshme.

Ndërsa shkak që mund të dëmtoj turizmin liqenor në Kukës mund të jenë mbeturinat e shumta të cilat ndodhen brigjet e liqenit, ndërkohë që deri tani nuk është marrë ndonjë nismë për pastrimin e brigjeve liqenore.

Megjithëse turistët nuk janë të pakët që vizitojnë liqenin, ajo çfarë u bën përshtypje është papastërtia e tij.

Turistët, të cilët për herë të parë e shohin nga afër liqenin, thonë se peisazhi i tij është  fantastik, por të trishton fakti se brigjet dhe ujërat janë  të ndotura nga mbetje të ndryshme.

Dikur liqeni i Kukësit shfrytëzohej jo vetëm  për  peshkim por edhe si  mundësi transporti për banorët e zonave që preken nga liqeni por edhe për transport të lëndës drusore.

Ndërkohë udhëtimi me anije nëpër liqen mund të lidhë mrekullisht Kukësin me Prizrenin duke e bërë një udhëtim mjaft atraktiv. 

www.kallabak.com