Qytetërimi shqiptar…a duhet një platformë kombëtare?

Lexuar 5150 here




nga Nazmi AJAZI
Qytetërimi është maja e ajsbergut të cdo kombi dhe paraqet gjithëpërfshirje të të gjitha dijeve, kulturës,etnicitetit dhe vlerave më të spikatura për një populli.

Fjala qytetërim sipas fjalorit të Shqipes botim i ASH viti 1980 faqe 1624 kuptojmë:

Tërësia e arritjeve në fushnë e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror që karakterizojnë një formacion ekonomiko-shoqrëor ose nje popull a vend të caktuar; shkallë e lartë e këtij zhvillimi.
Periudha e tretë e zhvillimit të shoqërisë së lashtë,pas egërsisë e barbarisë, në te cilën njeriu e ngre në një shkallë me të lartë prodhimin dhe kulturën.
Në botën e re  të pas 1992 që ka të bëjë me pushimin e luftës së ftohtë dhe rindarjes së re botërore, politikat lokale janë politika të etnicitetit dhe politika globale është politikë e qytetërimeve.

Po ku ndodhemi ne shqiptarët në rafshin lokal dhe atë global.

Cila është statukuoja e qytetërimit tonë dhe nga peshon, a kemi ne një  strategji gjithëpërfshirëse kombëtare apo jo, ku qëndron raporti ynë i zhvillimit me rajonin ballkanik, a kemi qasje në raport me zhvillimin e përgjithshëm?

Të gjitha këto pyetje kërkojnë një panel  të gjërë dhe shkencëtarë me dimesione kulture universal, që për qytetërimin shqiptar kanë vlerë të jashtëzakonshme.

Cështja është sa i vlerson shoqëria  jonë dhe si i trajton politika e deritanishme. Historia dëshmon se qe me rënjen e Krujës më 16 qershor 1478 forcat e perandorisë osmane me udhëheqës Muratin e II e futën nën sundim 500 vjecar gjithë qyetërimin arbëror (shqiptarë) dhe kjo vazhdoj me anë të një asimilimi barbar me të gjitha format e mundëshme.

Synimi ishte mjaft i qartë, zhdukja e cdo gjurme të kulturës vendase dhe zëvëndësimi me kulturën osmane.

Faktet janë kokëforta se në shumë pika ata ja arritën qëllimit dhe kjo është arsyeja që shqiptarët ishin të fundit në ballkan që fituan pavarësin nga kjo perandori e cila ka lënë pasoja të rënda mbi një qytetërim të lashtë në brigjet e Adriatikut.

Por, megjithë pushtimin dhe shtypjen barbare sidomos me anë të asimilimit kulturor, copëtimit dhe shitjes si  plackë tregu të mjaft trojeve tona në favor të fqinjëve, duke e tkurrur në maksimum vatrën e madhe te gadishullit ilirik (arbëror), falë dhe interesave të fuqive të tjera botërore të kohës,  ne sot gjendemi para faktit të kryer.

Mjafton të përmend faktin më domethënës se me një pakt tërësisht në kurriz te shqiptarëve ( në atë kohë shtetas të perandorisë osmane më 10 janar 1878, pas një lufte të gjatë ndër më të egrat e kohës, sipas shtypit francez, malazezët okupuan Tivarin qytetin e parë shqiptar nën perandorinë osmane duke ja dorezuar  Malit te Zi në një marrëveshje me austro –hungarezët).

Sipas konsullit britanik K.Green,jepet gjithë potenciali njerzor i Tivarit të vjetër i cili me 1571 i kaloi osmanëve pa luftë dhe ishte kufiri veri-perëndimor i perandorisë, qytet i cili ishte trashgimtar i fisit të Enkeljedeve të Ilirisë së epërme dhe sundohej nga ndërtime të Balshajve  ku në shek XVI  kishte 30 pallate të stilit gotik të renesancës, 16 kisha e manastire, 4000 banorë.

Sot nuk kemi  pothuaj asnjë gjurmë.

E përmendem këtë fakt domethënës se kështu janë  tkurrur trojet e shqipëtarëve deri ne 1912 dhe faktor kyc ne kurrizin tonë sidomos kanë qenë  traktatet dhe aleancat ruso-turke vecanërisht që me platformën e Katerinës  së Madhe e këtej.

Këto kanë të bëjnë me goditjen që i është dhënë qytetërimit shqiptar në vazhdimësi.

Mjafton të përmendim dy platforma të së njëtës linjë.

Programi “Nacertania” lindi me 1844 paralel me “Megali idea” dy platform të linjës së qytetërimit otodoks  për shfarosjen e qytetërimit shqiptar në gadishullin ilirk. Platforma serbe e “nacertanias” lindi nga Ilija Grashanini me 1844 dhe ka vazhduar deri me Patkoi 1999 e cila ka synimin e vetëm zhdukjen apo tkurrjen e qytetërimit shqiptar në ballkan dhe dominimin ortodoks serb.

E njëta linjë është dhe “Megali idea” greke që me anë të kryeministrit Joanis Koletis u shfaq në fillim të 1844 dhe ka vazhduar pandërpreje për asimilimin dhe zhdukjen e qytetërimit shqiptar.

Kujtojmë se traktati i Lozanës i 1923 ishte i së njëtës linjë në kurriz të shqiptarëve. Veprimet monstruoze ndaj shqiptarëve janë pafund dhe ne duhet të reagojmë me argument, civilizim dhe kujtesë historiko-shkencore.

Mirëpo qeverisja e shqiptarëve gjithnjë ka qenë problematike dhe kultura e shtetëformimit  lënë për të dëshiruar.

Qasja jonë globale në shumë raste ka qenë e gabuar ose ndoshta kundër rjedhës.

Sot që ne ndjekim me vëmendje raportet botërore e ku kufijtë ideologjikë kanë rënë, radhën e kanë kulturat dhe qytetërimet në përgjithësi.

Bota sot është e gjitha në një zhvillim dhe përplasje midis qytetërimeve.

Aktualisht zhvillimi i përgjithshëm  botëror rezulton  të jetë i sunduar nga  tetë grupe të mëdha, kjo sipas S.P.Huntington  e konkretisht;

qytetëterimi perendimor,

afrikan,

sinik,

hindu,

islamik,

japonez,

latino-amerikan

dhe ortodoks.

Kontinenti ynë,gjendet në dy degë të qytetërimit atë perëndimor dhe ortodoks.

Po ku është pozicioni i shqiptarëve. A flasin mendjet e kthjellta për këtë cështje, sa rëndësi ka kjo në raport me fqinjët? A ka shteti shqiptar struktura për ta ndjekur ?

Këto janë pyetje që duan një përgjigje ,fatëkeqësisht na rezulton heshtje?

Pozitat tona nuk janë dominuese në paraqitje ,por faktet tregojnë se kemi të drejtë t’ju imponohemi të tjerëve . Pse?

Qytetërimi ynë rjedh nga qytetërimi ilir dhe gadishulli ilirik është mbi 70% e ballkanit, rrënjët e këtij qytetërimi janë perëndimore dhe megjithë orvatjet, shtypjet dhe asimilimet sot përsëri kudo ku ndodhen shqiptarët tregojnë  këtë fakt.

Pra ,ne jemi pjesë e qytetërimit perëndimor dhe si e tillë duhet të kemi një platform, apo strategji kombëtare.

Këtë vazhdimësi historike e dëshmojnë dokumentacione të arkivave dhe akademive europiane.

Studjues nga më të zellshëm të botës shkencore e kanë mëse të qartë preardhjen shqiptare.

Sot aktualisht një nga qytetërimet më të mëdha që për 400 vjetët e fundit i ka dhënë tonin zhvillimit botëror, pra qytetërimi perëndimor është në anën e shqiptarëve.

Po ne vetë c’farë bëjmë?

Gjendja jonë në gadishullin ballkanik shtrihet në gjashtë rajone të mëdha  duke patur një bërthamë të shtetit amë  Shqipëria apo Tirana zyrtare.

Ne sot i  ngjajmë një gjashtëkëndëshi ku jemi në një trung dhe në faqe të ndryshme sejcili, Shqipëri+Kosovë, Maqedoni, Mali Zi, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Gjithë gadishulli ballkanik  është i mbushur me shqiptarë por në shtete të ndryshme.

Eshtë lënë në harresë diaspora arbëreshe e Italisë dhe vetëm për qoka mund të kalohet andej.

Ky grup është tejet i rëndësishëm pasi ka mbajt gjallë lidhjet midis epokave në shekuj që nga Skënderbeu e këtej.

Besoj ja vlente një vlersim dinjitoz i kësaj gjeneze shqiptarësh vital që pëmasat e kontributit të tyre për kombin thyejnë cdo rekord.

Jo vetëm J.De Rada, por një plejadë e tërë pasardhëshish e sidomos dhe në ditët e sotme bëjnë gjithcka për trashgiminë e tyre.

Dy herë bota ka qenë  fuqishëm në anën e shqiptarëve dhe konkretisht perëndimi , gjatë luftës së dytë botërore, më saktë në regjencën gjermane dhe pas viteve 1999 e këtej me interes dhe praninë e rëndësishme të boshtit euroatllantik me në krye SHBA.

Ky fakt është me rëndësi të jashtëzakonshme që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë.

Fatëkeqësisht ne përësëri bëjmë autogola pa fund në “portën tonë”.

Shtetformimi ynë mbetet dhe vazhdon i brishtë, strukturat kombëtare nuk kanë strategji të gatëshme, unifikimi i faktorit politik është copëtuar, pa korelacion dhe koherencë.

Ne nuk jemi në sintoni me interesat perëndimore. Jo vetëm në Tiranë por gjithëandej shqiptarët abuzojnë rëndë me pushtetin, janë të shfrenuar në interesa dhe e kthejnë në personalizim problemin kombëtar.

Me keqardhje vrehet se elitat politike shpërdorojnë hapur interesin kombëtar sidomos në Tiranë.

A nuk do ishte më mirë të kishim një strategji të qartë,të miratuar unanimisht dhe të ishte si një  “udhërrefyes” për politikat afatgjatë jashtë interesit të momentit?

Jemi vendi me diasporë  në nivele të larta më shumë jashtë vendit se brenda tij dhe a ja vlente të ishte një Ministri e Diasporës, e cila do bënte kordinimin e plotë të elitave dhe strukturave kudo në botë ku ka shqiptarë?

Këta të fundit të pajiseshin me kartën kombëtare dhe të ndjehen të përfaqësuar e respektuar në vendin e origjinës,të kishin gjithë vëmendjen dhe hapesirën e nevojshme për tu rrëfyer publikisht.

T’ju jepet mundësia e mësimit të gjuhës amëtare dhe të paiseshin me tekstet e nevojshme, t’ju adresonim dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë shqipe në zona te caktuara.

Të krijoheshin lidhje për aktivitete kulturore-artistike etj,etj.

Vetëm në një qytet, Izmir të Turqisë rezultojnë se janë 1,5 milion shqiptarë.

Kjo është një pasuri e madhe për kombin nëse vendosen lidhjet e duhura në të gjitha aspektet ,po në SHBA sa shqiptarë kemi, Kanada, e gjithëandej.

C’farë bëjmë ne si shtet, besoj asgjë.

Sot bota është e tejhapur dhe epoka e internetit mundëson të gjitha mënyrat e elaborimit në komunikim dhe dije.

Po televizionet tona të” famëshme” ku janë ,c’farë debati bëjnë apo vetëm loja e strucit, politikan abuzues, që  mbështeten me grupet e tyre nga opininbërësit dhe gjithë shoqëria shqiptare është futur në një reth vicioz ,pa të ardhme.

A s’do ishte mirë fjala vjen të lancohej në një TV publik apo kombëtar një program vetëm për mësimine e gjuhës shqipe falas.

Po c’farë mund të flitet këtu te ne ku cdo gjë kthehet me kokëposhtë cdo dy vjetë Kushteta lëviz si mulliri dhe zhbëhet, mazhorancat dhe minorancat kapërcejnë ylberin dhe blihen sipas interesave, deputët bëjnë cudira e bëjnë shkencëtarin,shkatërrojnë Akademinë e Shkencave dhe e merr përsipër qeveria ta ribëjë nga e para.

Gjithcka duhet të bëhet sic thotë i pari!  A nuk i ngjan kjo epokës së “sulltanëve”?

A mos vallë ka ardhur koha qe brezat të lëvizin me shpejt?

Kjo klasë politike e korruptuar në gen dhe e etur për tu pasuruar brenda natës si në asnje vend tjetër të globit t’ja lëshoj vendin rinisë.

Apo dhe këta na kthehen në rilindas?!

Rilindja është një për cdo komb dhe shqiptarët e kanë fanar ndricues këtë epokë.

Por, imitimet e tanishme besoj jane një fatëkeqësi që duhet ta kalojmë sa më shpejt po të jetë e mundur.

 

Nazmi AJAZI