Qeveria këtë fundjavë drekë në Novosej

Lexuar 2985 here




Në fundjavë kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Kukës. Mësohet se kreu i qeverisë dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjerë, ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja dhe bashkëqeverisjen. Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.

Axhenda e qeverisë në Kukës:
E Premte 26 Tetor

8:00 Nisja nga Tirana

11:00 Eventi i 100 fshatrave ne Shishtavec

12:30 Dreka ne Novoseje

15:00 Inspektim i punimeve per ndertimin e dy urave nga ARRSH ne rrugen Kukes-Morine

15:30 Inspektim i Pikes Doganore te Morines – pike e perbashket me Kosoven

16:30 E gjithe Vemendja per ju – Anetaresime te reja – te rinjte e qarkut (Pallati i Kultures)

18:00 Feste me te rinjte (rreth 200 te rinj-te gjithe ministrat dhe zvministrat)

19:30 Darka

E Shtune 27 Tetor
9:00 Vizite ne nje shtepi qe do te rindertohet

10:00 Inspektim i investimeve ne Spitalin rajonal te Kukesit, reparti I Mamografise

11:00 Takim me grate dhe vajzat e Kukesit per nismen e mbylljes se basteve

12:00 Mbledhja e Qeverise (Pallati i Kultures-te gjithe)

13:00 Dreka

14:30 Nisja per ne Has

15:00 Eventi i Bashkeqeverisjes ne Has dhe llogaridhenia ne nivel lokal

16:00 Kthim ne Tirane