Lëpjeta e bjeshkëve (lakra e egër) – E gjelbra kuruese e malësive

Lexuar 1199 here




Lëpjeta e bjeshkëve (lakra e egër) është përdorur si bimë mjekësore që në lashtësi

Bjeshkët e Shqipërisë janë një pasuri për vendin, për vetë faktin se në to rriten një sërë bimësh, barishtesh dhe frutash që konsumatorët e ndërgjegjshëm për rëndësinë e të ushqyerit mirë, i kërkojnë me ngulm.

Ndër thesaret që ofrojnë malësitë tona gjendet edhe lëpjeta e bjeshkëve, një bimë që i përket familjes botanike të hikrrës Polygonaceae.

Kjo bimë gjendet në mbarë Evropën dhe Shqipëria është me të vërtetë e bekuar me këtë bimë plot vlera.

Gjethet e lëpjetës së bjeshkëve janë më të mëdha se lëpjeta e zakonshme që gjendet nëpër fusha e lëndina.

Lëpjeta në fjalë gjendet në male, shpate të larta dhe bjeshkë, gjë që argumenton edhe emrin karakteristik të saj. Lëpjetën e bjeshkëve mund ta gjeni edhe në treg, dhe mund ta dalloni menjëherë falë përmasave të gjetheve të saj.

Lëpjeta e bjeshkëve është përdorur si bimë mjekësore që në lashtësi kundër skorbutit por jo vetëm kaq. Ajo ka aftësi pastruese, laksative, dhe në të mirë të mëlçisë. Lëpjeta e bjeshkëve mendohet të ketë shumë vlera për mirëqenien e përgjithshme, sepse përmban vitaminat C, B6, A por edhe hekur, magnez, mangan, bakër, kalium etj.

Vlerat shëndetsore të lëpjetës së bjeshkëve

Kundër anemisë

Hekuri dhe bakri kombinohen së bashku në sintetizimin e qelizave të kuqe dhe hemoglobinës. Bakri ndihmon në përthithjen e hekurit nga sistemi tretës dhe në çlirimin e hekurit nga mëlçia.

Kundër problemeve të zemrës

Vitamina B6 ndihmon në uljen e niveleve të homocisteinës dhe rimëkëmb enët e dëmtuara të gjakut. Kjo vitaminë menaxhon nivelet e kolesterolit dhe të tensionit të gjakut, që janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Shëndeti i zemrës

Nivelet e larta të kaliumit tek lëpjeta e bjeshkëve ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së gurëve në veshka. Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin shanset e shfaqjes së gurëve në veshka, sepse lëngjet që kalojnë në këtë organ përmbajnë shumë kalcium.

Kundër osteoporozës

Niveli i lartë i magnezit, rrit dendësinë e mineraleve tek kockat, duke parandaluar osteoporozën dhe pamjaftueshmërinë e këtij minerali.

Përdorimet tradicionale

Në Evropë, gjethet e lëpjetës përdoren kundër djegies së hithrave.

Rrënjët dhe gjethet e lëpjetës përdoren në mjekësinë tradicionale të Austrisë për të trajtuar infeksionet virale.

Çaji që përgatitet nga rrënja e bimës përdoret në kurimin e infeksioneve të lëkurës.

Si ta konsumoni

Mund ta thani për përdorim të mëvonshëm

Gjethet mund t’i gatuani dhe t’i shtoni në sallata.

Farat dhe degët mund të hahen të gjalla ose të gatuara.

Gjethet e njoma konsumohen si barishtet e tjera. /www.voal.ch/