Java që vjen, mot me diell dhe…

Lexuar 2366 here




Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

 

Në këtë mënyrë sic u theksua dhe më lartë moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

 

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë./kallabak.com/