Rruga e Kombit, daljet në Kukës, “gracka” për drejtuesit e mjeteve

Lexuar 2311 here




Nyja integruese në krahun verior të segmentit Kukës-Morinë që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e Kombit, sipas drejtuesve të automjeteve, nuk plotëson parametrat e sigurisë për lëvizjen e autobusëve dhe mjeteve te tjera.

Pasi mënyra se si është ndërtuar ajo krijon problematika sepse çon në një ndërprerje të rrezikshme me mjetet që vijnë përballë, ndërsa nuk mundëson as marrjen e kthesës në drejtim të pikës turistike të Shishtavecit.

Për të vërtetuar këtë problematike, shoqata “Biznesi për Biznesin” kreu edhe një eksperiment me një autobus, i cili tenton të dalë nga autostrada dhe të vazhdojë drejt Shishtavecit.

 

Ndërkohë, kjo nyje është raportuar si mjaft problematike edhe nga policia rrugore, ku nuk kanë munguar as aksidentet e rënda. Megjithatë, deri më tani raportet dhe ankesat kanë rënë në vesh të shurdhër. /a2news.com/