Gentiana lutea - lulja e Gentit

Lexuar 2825 here




nga Prof. dr. Musa MUSAI
Emërtimi i bimëve në gjuhën shqipe 

Atlasi biologjik për bimë

 

Parathënie

Atllasi bimor dhe vlerat e tija, në fushën e njohjes të bimëve, ka kuptimin parësor për vlera shkencore dhe edukative, si quhen bimët në gjuhën shqipe. Sejcili popull në botë, në gjuhën e tijë i ka emruar bimët, për kulturën biologjike, medicinale, farmaceutike, kërkimore shkencore, etj. 

Poashtu edhe shqiptarët si populli më i vjetër në Gadishullin Ilirik, historikisht kan treguar interesim të veçatë, për pjesën më të madhe të bimësisë, se si thirren apo si quhen në gjuhën shqipe bimët. Bimët janë emruar në gjuhën shqipe prej se është folë gjuha shqipe, prej kohës së Pellazgëve, Ilirëve dhe deri te shqitarët. 

Kuptohet se atyre kohërave më të lashta, në kohën e Pellazgëve, emërtimi i bimëve në gjuën shqipe, ka zanafillën, e cila pastaj fillon dhe zhvillohet dhe përsoset njohshmëria në kohën Ilire. Ilirët prej Pellazgëve kan dijtur më shumë për bimët, kan treguar interes intensiv për mjekësi dhe bimë me vlera ushqyese, prandaj kan dijtur më shumë se si quheshin bimët. Për shumë arsye Ilirët bimët i kan ndarë në bimë mjekuese, bimë ushqimore, bimë për kullota dhe bara të këqij. 

Bimë mjekuese janë përdorur prej kohëve të lashta, duke i përdorur rrënjët, kërcellin, gjethet, lulet, frutin dhe farat e bimëve. Ashtu lindi interesimi dhe kujdesi, se cilat bimë janë shëndetësore, mjekuese dhe helmuese. Çdo bar është helm, por çdo helm është bar mjekues. Pellazgët janë banor shumë më herët që kan dijtur për bimët, por më afër janë Iliriët dhe si vazhdim shqiptarët. Prandaj më sigurt mund të flasim për kulturën Ilire, ata shumë bimëve u kan venduar emra në gjuhën shqipe, të cilët flasin shumë për ditën e sotme, kan pesha me vlerë gjuhësore dhe shkencore. Emërtimet e bimëve në Pellazgjisht, janë fillimet e emërtimëve bazë, ku bimët janë emruar ashtu si i kan njohur, kurse emrat u jan përshtatur sipas cilësive, apo morfologjis së bimës. 

Leka i Madh i Maqedonisë sipas disa shënimeve e ka përdorur bimën Shpendra (Heleborus odorus), e cila në popull njihet si kukureku. Mendohet se lëngut i kësajë bime ka ndikuar shumë në fuqinë fizike dhe mendore apo gjeniale të Lekës së Madh. Dyshohet se ata që ja kan pregaditur çajin Lekës prej bimës shpendra, ja kan rritur dozën dhe ashtu është helmuar Leka i Madh i Maqedonisë. 

Mbreti Ilir Genti, për mjekim e ka përdorur bimën, Lulja e gentit (Gentiana lutea L.). Gentiana me disa varietete rritet në lartësi mbidetare 1600 metra, atë e gjejmë në zonat e kullosave, në majat e maleve në gjithë hapësirën shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj. Mbreti Genti duke pi çaj prej rrënjëve të kësajë bime, i ka qetësuar dhimbjet e barkut, prandaj botërishtë njihet si lulja e Gentit. Bima Gentiana lutea përdoret edhe sot në mjekësinë popullore dhe në mjekësinë bashkëkohore. Përmes kësajë bime rregullohet peristaltika e yorr;ve dhe lukthit, si dhe funkcionimi normal i enzimeve, enterokinazave, pra lëngu i bim;s Gentiana, ka kundërveprim ndaj bakterieve. 

Në kohën e Ilirëve janë përdorur edhe shumë bimë të tjera, për mjekime të dryshme:

Gjembori Iliri – Onopodrum illyricum L., Shpata ilire – Gladiolus Illyricus L., Gjembgomari - Silybum nutans, Trumëza ilire – Satureja motana, Arnika e alpeve – Arnica montana, Sherebela – Salvia officinalis, bima Gjethedielli – Plantago minor, Thundër mushka – Tussilago farfara L. si dhe shumë bimë të tjera.

Njeriu në historinë e largët, në munges të ushqimit me karakter shtazor, filloi të ushqehet me ushqime bimore. Duke ngrën fruta të pemëve, perime , por të shumtën e rasteve ka ngrënë rrënjë, zhardhok, tubere, gjethe dhe kështu me rradhë, ushqimi ka bërë evolucion organik. Pra njeriu pjesërishtë kaloi prej atij mishngrënës canibal, në bimëngrënës herbivora, me ushqime bimore ose vegetarian, për shumë arsye njeriu është gjithëfarngrënës ose omnivora.

Njeriu duke u ushqyer me ushqime vegjetariane, ai tregoi interesim për njohjen dhe kultivimin e bimëve. Ushqimi bimorë bëri një evolucion progresiv organik, në përsosjen e disa organeve të traktit digestive, për tretjen e ushqimit, duke filluar nga aparati i gojës, lukthi, zorrët, arganet ndihmëse për tretjen e ushqimit, etj. Të gjithë ata faktorë kan ndikua pozitivisht, në njohjen e bimëve dhe kultivimin e tyre. Prandaj sot mund të themi se historia për njohjen e bimëve është shumë e vjetër sa edhe vet ekzistimi i popullit Iliro-shqiptar. Mungesa e shënimeve dhe shkrimeve në këtë drejtim na mundon dhe mungon shumë. Prandaj kemi shumë mangësira, lidhur në emërtimin e plotë dhe të pamvarur. 

Sikur historia jonë të ishte e shkruar, në të gjitha drejtimet shkencore dhe kulturore, me siguri bota do të mësone edhe më shumë prej nesh. Por dyshoj shumë për të mirë, në gjenialiteti, e popullit Pellazg, Ilir, dhe trashëguesit e kulturës së tyre shqiptarët, se kulturën e zhvillimit tonë histrike na e kan vjedhur dhe tjetërsuar popujt të cilët na kan rrobëruar dhe na kan sunduar me okupime shumë të gjata. Më shumë se 800 vjetë na sundoi Roma, 400 vjetë Bizantët, 550 vjetë Turqia, dhe 150 vjetë sllavët.

2. Gentiana lutea - lulja e Gentit