Bashkia Kukës ndërpret punimet e rrugës, banorët e fshatit Brekije ngrihen në protestë

Lexuar 2124 here




Banorët e fshatit Brekije në Kukës kanë dalë në protestë, pasi punimet për rregullimin e rrugës Topojan- Brekije janë ndërprerë nga bashkia Kukës.

Ata kërkojnë nga kryebashkiaku Safet Gjici të mbajë premtimin e dhënë për ndërtimin e kësaj rruge.

Pas ndërprerjes së punimeve ata detyrohen të ecin në këmbë, pasi për automjetet është e pamundur.

Ndër të tjera banoret shprehen se të gjithë shkojnë për të kërkuar votën, por që askush nuk i ka ndihmuar për rrugën.

“I bëjmë thirrje këtij administratorit tonë që të mos rrijë aty në zyrë por të dalë të shohë popullin. Që nga viti 2019 ne nuk kemi parë dorë shteti me sy. Votat vijnë dhe i kërkojnë ata, nisen nga Tirana. Por ne nuk votojmë më. Siç e shikoni, bëjmë rrugën me këmbë, lëmë makinën andej poshtë. Si njëra si tjetra parti njësoj janë për ne, kush të bëjë punën ne e mbështesim”, u shprehën banorët./ politiko.al/