Dëbora mbulon veriun, ja si është situate

Lexuar 2004 here
Fshati Novosej, Kukes




Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.

Në zonat malore 800 metra mbi nivelin e detit dëbora shtresa ka arritur nga 4 deri në 15 cm.

 Edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, pjesë e rrugës së kombit, trashësia e dëborës arriti deri në 15 cm.

Behet me dije se reshjet kanë përfshirë Kukësin, Tropojën, Hasin e Shishtavecin. Në Shishtavec dëbora ka arritur në 10 cm, ndërsa në Tropojë dhe në Valbonë ka arritur në 15 cm.

 Në bashkinë Has 5 cm ndërsa në Qaf Prush dëbora ka arritur në 13 cm. Gjithashtu shtabi i emergjencave njofton se të gjitha rrugët nacionale në qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.Firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

 Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre.Nga raportimet, qarku i Kukësit ka probleme në rrejtin e furnizimit me energji elektrike të disa fshatrave, Zahrisht, Golaj, Fajza, Vlahen.

 Mjetet dhe makineritë borëpastruese punuan përgjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në rrugë.Në mëngjes situata është stabilizuar ndërsa reshjet janë të papërfillshme. Një pjesë e tyre që përfshinë ultësirën e Kukësit thuajse janë shkrirë totalisht.Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave, këto reshje nuk kanë sjellë probleme në transport pasi të gjithë akset rrugore janë të qarkullueshme ndërsa nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.Edhe zona e Shishtavecit është mbuluar nga dëbora teksa ka vendosur një shtresë të bardhë mbi ndërtesat e ulëta dhe automjetet./CNA.al