E nisi duke larë pjata, historia e kuzhinierit që u vlerësua me çmimin e rëndësishëm në Angli

Lexuar 2512 here




Shefi i kuzhinës Selman Haxhiu ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të realizuar dy receta gatimi. Gjatë përgatitjes së recetave, ai tregoi për moderatorin Alban Musa historinë e tij të emigrimit dhe suksesit në Angli.

 

Prej 10 vitesh, ai ushtron profesionin e kuzhinierit. Haxhiu tha se e ka nisur duke larë pjata por falë punës së palodhur arriti ta kthejë pasionin në një profesion. Siguroi një punë një një ndër restorantet më të mirë në vend, ku dhe u vlerësua me një çmim.

 

“Një nga shefat më pa me syrin se mund të ec përpara. Pak nga pak ia mora dorën, kalova tek sallatat dhe më pas tek piceritë.”, tha ai. 31 vjeçari tha se recetat e mëngjesit që bënte në restorantin ku punonte u vlerësuan me çmimin “Best breakfast” në një program të kanalit televiziv “Channel Four”. /abcnews.al