Shtegu i Ngjyrave pse jo dhe i tureve!

Lexuar 913 here




Shtegu i Ngjyrave është pa asnjë dyshim trendi i kësaj vere. Edhe pse krahasuar në numra me destinacione të tjera si Lumi i Shalës, Alpet apo Bregdeti, është ende larg, ai është një destinacion në rritje të vazhdueshme.

Prej vitit 2016, kur prezantuam për herë të parë itinerarin Korab-Koritnik e deri më sot, falë nismës dhe punës së dy djemve kuksianë Ermal Q Hallaçi dhe Afrim Tahiraj, ky shteg u mbush me jetë dhe me turistë, duke i gjallëruar mjaft zonat e harruara të Kukësit.

Dhe nisur nga e gjithë kjo, ka ardhur koha të hidhemi një hap më tej. Duke qenë se shtegu u quajt “I ngjyrave”, prej numrit të pafundmë të luleve në ato zona, një përvojë mjaft interesante do ishin turet botanike ose “turet e luleve”, pra ture të dedikuara në njohjen e specieve të veçanta të Florës shqiptare. Ture që natyrisht ndërmerren të shoqëruar edhe me një biolog ose njohës të Florës, përveç guidave lokale.

Një artikull ilustrues si ky liston disa prej specieve më të spikatura, për të cilat ka ndihmuar inxhinieri i mirënjohur i pyjeve Abdulla Diku. Kallabak.com/